OFL-ja i ka dhënë ultimatum ditën e sotme dy personave. Pajtim Seriani dhe Orges Jahelezi janë dy personat e radhës në listën e zezë të policisë që duhet të deklarojnë pasurinë.
Por Seriani nuk është një emër i panjohur për policinë. Kjo pasi ai njihet ndryshe si shok i ngushtë me Emiljano shullazin dhe është arrestuar disa herë.
Madje në rrugën e Kavajës ai u akuzua se i vendosi gjobë një biznesi Kafeje.
Madje ai është plagosur gjatë një atentati ndaj tij ku Artur Baze qëlloi për ta vrarë.
Nga të dhënat paraprake mësohet se Seriani sëbashku me 5 personat e tjerë prej kohësh kishin gjobitur biznesmenin duke i marrë atij 10 % të xhiros vjetore.
Nesër pritet që të dalë në një deklaratë për shtyp Policia e Tiranës në lidhje me këtë ngjarje.
Atentati i 5 janarit ishte planifikuar ndaj të riut Pajtim Seriani i cili mbeti i plagosur. Gjithashtu, si pasojë e përplasjes me armë, u plagos edhe efektivi Roland Mete, i cili ndodhej në një lokal me Serianin në Rrugën e Kavajës, në Tiranë. Sipas Prokurorisë, pavarësisht se nuk ishte në shërbim efektivi ka vepruar konform ligjit, duke i bërë thirrje Bazes të ndalojë pasi plagosi Serianin, por atentatori është larguar.
Sipas hetimeve, efektivi ka ndjekur Bazen në rrugicat e ndërmjet rrugës “Islam Alla” e “Him Kolli”, ku edhe është plagosur prej atentatorit. Dy persona janë arrestuar për atentatin ndaj Pajtim Serjanit. Kushërinjtë Aurel dhe Amarildo Hoxhallari dyshohet se kanë planifikuar vrasjen e Serianit, e cila nuk u realizua dot nga Artur Baze pasi u vra nga polici Roland Mete.
në ngjarjen e ndodhur më 5 janar 2015, në rrugën e Kavajës, i hetuari Roland Meta u ndodh para faktit të bindjes se filloi një sulm i padrejtë, i atëçastshëm dhe se autori po largohej për të ju shmangur përgjegjësisë, dhe menjëherë me këtë bindje ka nxjerrë armën, ka thërritur “Ndal Policia”, dhe më pas duke konstatuar që sulmuesi Arianit Sterjo, ka vazhduar të qëllojë në drejtim të tij, ai ka qëlluar në drejtim të viktimës Arianit Sterjo fillimisht në drejtim të këmbës, ku viktima ka marrë goditjen e parë dhe më pas edhe një herë tjetër në drejtim të pacaktuar.
Në të njëjtën kohë vetë i dyshuari Rolandi, ka humbur ndjenjat, ndërkohë që viktima/autor Arianit Sterjo është larguar në një vend relativisht të largët nga vendi i ngjarjes ku dhe më pas është konstatuar i gjallë nga deklaruesi P.M, i cili ka lajmëruar edhe policinë. Kur ka mbërritur në këtë vend policia e ka gjetur të vdekur viktimën Arianit Sterjo dhe armën në afërsi të tij.
Këtë të premte, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë foto-albumin…
Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…
Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…
Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…
Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…