Nëse po prisni me padurim që ditët të mbushen plot diell, kemi një lajm të mirë.
Ditët me shi u erdhi fundi.
Nga e hëna në të premte ditët do të jenë kryesisht me diell dhe vranësia të pakta, me përjashtim të ditës së mërkurë kur do të kemi përsëri një paqëndrueshmëri të lehtë me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash, si dhe stuhi por kryesisht në zonën e veriut dhe atë të qendrës.
“Pas disa ditësh me reshje shiu dhe kthjellime të pakta lajme të mira priten për javën në vijim ndërsa vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Por le ti shohim ditët një nga një.
Për ditën e Hënë pritet që moti të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore shoqëruar me reshje shiu të dobëta në zonën e juglinjdes. Edhe për ditën e Martë moti vijon i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.
Gjatë pjesës së parë të ditës së Mërkurë kemi përsëri një paqëndrueshmëri të lehtë me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash dhe stuhi por kryesisht në zonën e veriut dhe atë të qendrës. Pas orëve të mesditës mot përsëri i kthjellët.
Më pas si dita e Enjte dhe ajo e Premte do të kenë mot të kthjellët me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore”, njofton ShMU.
Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…
Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…
Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…
Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…
Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…