Presidenti Ilir Meta u është drejtuar sot me një tjetër mesazh të fortë shqiptareve.
Meta fton të gjithë shqiptarët në 2 Mars, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
None found
“T’i japim paralajmërimin e fundit kësaj bande që nuk ka ditë që nuk përdhunon Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Nuk ka forcë në botë t’i kthejë shqiptarët 30 vite pas për të zbrazur Shqipërinë nga rinia jonë e mrekullueshme dhe për t’ia dorëzuar mafies ndërkombëtare të ardhmen e Atdheut tonë”- shkruan presidenti.
Postimi i Metës
Të dashur qytetarë të Republikës së Shqipërisë!
Agresioni pushtues i Rilindjes ndaj të gjithë institucioneve të pavarura në vend është një realitet i hidhur që secili prej jush e ndjen çdo ditë. Por kokëfortësia e saj për të pushtuar me çdo çmim dhe në mënyrë jo vetëm antikushtetuese por edhe mafioze Gjykatën Kushtetuese përbën qartë një grusht shteti, me qëllim instalimin e një diktature të pakicës që ka tmerr nga liria e popullit shqiptar dhe kërkon të zhdukë çdo mundësi demokratike për ndryshim dhe llogaridhënie.
Ndaj ju ftoj të gjithëve në 2 Mars, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” t’i japim paralajmërimin e fundit kësaj bande që nuk ka ditë që nuk përdhunon Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
Nuk ka forcë në botë t’i kthejë shqiptarët 30 vite pas për të zbrazur Shqipërinë nga rinia jonë e mrekullueshme dhe për t’ia dorëzuar mafies ndërkombëtare të ardhmen e Atdheut tonë.
Ndaj në 2 Mars të bëjmë një Besëlidhje të Re për t’ia kthyer sovranitetin e humbur popullit shqiptar dhe rivendosur demokracinë, llogaridhënien dhe sundimin e Kushtetutës.
Shqipëria e para!
Shqiptaria e shqiptarëve! 🇦🇱
Në Maqedoninë e Veriut pritet të aplikohet koncepti i ri në arsim, sipas të cilit nxënësit do të qëndronin në…
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka publikuar gjendjen e pasurisë të ministrit të Shëndetësisë, Sasho Klekovski.Të dhënat zyrtare…
Ukraina e cila çdo ditë por përballet me bomba dhe shkatërrime, megjithatë edhe përkundër kësaj por ecën me guxim drejt…
Më 13 tetor 2026, rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Mramoricë, në rrethinën e Demir Hisarit, policia ka privuar…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë partneriteti me NATO-n është shtyllë kryesore e sigurisë për Kosovës dhe…
Vëllai i Gani Gecit, Fadil Geci është prononcuar për media, teksa po qëndron para Pallatit të Drejtësisë, ku në Gjykatën…