Categories: Uncategorized

Meta thirrje për tu “zgjuar”: Koha për të mbrojtur demokracinë është tani!

Presidenti i vendit Ilir Meta, e ka nisur sot ditën me një përkufizim të Abraham Lincoln mbi demokracinë, duke bërë edhe një lidhje me realitetin në Shqipëri.

Meta thekson se 500 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi vetëm në vitet e fundit. Sipas Metës, nuk është më zgjidhje largimi, por reagimi dhe përballja me këtë qeverisje.

Në fund Meta bën thirrjen: KOHA PËR TË MBROJTUR DEMOKRACINË ËSHTË TANI!

Postimi i plotë

Në vitin 1863, Abraham Lincoln e përkufizoi Demokracinë si: “Qeverisje e popullit, nga populli, për popullin”.

Një shekull e gjysmë nga kjo deklaratë dhe tridhjetë vite nga rënia e sistemit më të egër komunist të kontinentit, pyetja që shtrojmë sot në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë është: Çfarë lloj regjimi është vendosur sot në Shqipëri? A është kjo forma më e lartë e demokracisë dhe a i kanë përmbushur shqiptarët plotësisht aspiratat e tyre demokratike dhe europiane? A është kjo “Demokraci” një qeverisje e popullit, që buron nga populli, që i shërben popullit dhe që e meriton populli?

Të fundit në rajon para dyerve të BE-së dhe me rreth 500 mijë shqiptarë të larguar vetëm në vitet e fundit, është përgjigja e dhimbshme!

Ndërsa ky regjimi i tanishëm po refuzohet nga qytetarët si caku i fundit i demokracisë me braktisje masive të Atdheut, zgjidhja nuk duhet të jetë më largimi, por vetëm ZGJIMI, BASHKIMI, REAGIMI, PËRBALLJA dhe NDRYSHIMI!

Në fjalimin e marrjes së Nobelit për Paqe, i mbijetuari i Holokaustit, shkrimtari i jashtëzakonshëm Elie Ëiesel i la njerëzimit një mësim të vyer: “Jam betuar që kurrë nuk do të hesht ndaj vuajtjeve dhe poshtërimeve që përjeton një qenie njerëzore. Ne gjithmonë duhet të marrim anë. Neutraliteti ndihmon shtypësin, kurrë viktimën. Heshtja inkurajon torturuesin, asnjëherë të torturuarin. E kundërta e dashurisë nuk është urrejtja, është indiferenca”.

KOHA PËR TË MBROJTUR DEMOKRACINË ËSHTË TANI!

të fundit

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

28 seconds ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

17 minutes ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

24 minutes ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

52 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

1 hour ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

1 hour ago