Pas deklaratave të ashpra pas ndeshjes ndaj Osasunës se nëse Barcelona luan në të njëjtën mënyrë edhe ndaj Napolit në Champions League do të eliminohet, Lionel Messi ka bërë një tjetër gjest që më shumë sesa një tjetër pakënaqësi ndaj klubit duket si një sinjal për një largim të mundshëm të tijin që gjatë kësaj vere nga blaugranat.
Së fundmi në profilin e tij zyrtar në “Instagram”, Lionel Messi i ka bërë “Follow” faqes zyrtare të Manchester City-t, një tregues kjo se e ardhmja e yllit argjentinas mund të jetë pikërisht te skuadra e Pe Guardiolas, me trajnerin spanjoll që do ta priste krahëhapur Messin.
None found
Me këtë veprim të numrit 10 të Barcelonës kanë nisur të ëndërrojnë edhe tifozët e Citiziens, të cilët janë ekzaltuar nga ideja për të parë 6-herë fituesin e “Topit të Artë” të mbajë veshur fanellën e skuadrës së tyre.
Shqipëria mori fitore të pastër kundër Finlandës në stadiumin “Air Albania”, 2-0, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve në…
Shqipëria nuk do të jetë mikpritëse e samitit të NATO-s në vitin 2027, pavarësisht planeve të mëparshme për organizimin e…
Zbulimet po zgjerohen në lidhje me ish-drejtorin ekzekutiv të Nvidia-s, Jensen Huang, i cili u detyrua të jepte dorëheqjen për…
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se kërkesa për drejtësi në procesin…
Vrasja e Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj, ka nxitur reagime dhe mobilizim qytetar…
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur mbledhje, në të cilën është votuar Raporti për vitin 2025 për Zbatimin e…