Categories: Uncategorized

Mësim i kombinuar klasa-online, si do të jetë viti i ri akademik në universitete

Edhe viti i ri akademik do të nisë në përshtatje me kushtet e “normalitetit të ri”.

Pas kthimit në auditorë të studentëve të viteve të ndërmjetme, në muajin nëntor pritet të hapen universitetet. Artan Hoxha, tashmë rektor i Universitetit të Tiranës, në daljen e parë publike ka dhënë disa informacione se si do të nisë ky vit, në pritje të marrjes së një udhëzimi të ngjashëm me shkollat nga Ministria e Shëndetësisë, i cili do të diktojë rregullat e sigurisë.

Mësimi me turne, një praktikë e përvitshme, do të shoqërohet me orë të shkurtuara e madje edhe me mësim të kombinuar, online dhe në klasa.

“Po përgatitemi me situatën që është sot. Nëse situata ndryshon, do të ketë ndryshime edhe në mënyrën e mësimdhënies. Do ketë koordinim të mësimit në salla dhe atij online, por këtë do na e tregojë ecuria e sëmundjes. Gjithsesi,secila nga format që do të zhvillohet, për ne duhet të garantojë që të ketë sa më pak përhapje të virusit. Ne kemi mësim paradite dhe pasdite. Ajo që do të kërkohet është që oraret e mësimit të jenë më të shkurtra, sidomos të leksioneve. Të kërkohet përfshirja e më shumë pedagogëve në procesin mësimor, do përdorim të gjitha sallat që kemi. Aktualisht, ne kemi një protokoll të ri të Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë. Nëse do të kemi një të ri, sigurisht që do ta zbatojmë”, deklaroi Hoxha në një intervistë për “News 24”.

Muaji tetor, periudhë kur duhej të niste viti i ri akademik, është rezervuar për dhënien e provimeve të vitit të shkuar akademik, ndërsa në muajin nëntor pritet të nisë procesi mësimor për studentët e rinj.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

8 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

8 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

9 hours ago