Situata me Covid-19 bëri që shumë festivale, evente apo kompeticione të ndryshme mos të mbaheshin.
Megjithatë pavarësisht se situata vazhdon të jetë e njëjtë, duket se Festivali i RTSH-së do të mbahet në fundvit pavarësisht si do të shkojnë gjërat.
None found
Me siguri të gjithë e mbani mend zhurmën që u bë në Festivalin e vitit që lamë pas ku fituese u shpall Arilena Ara e cila “triumfoi” përballë Elvana Gjatës.
Fitorja u diskutua gjatë dhe mori të tjera përmasa kur veç fansat duket se dhe VIP-at dhe kolegë të këngëtareve patën një ndarje.
RTSH ka hapur konkursit dhe dhe në datat 1 dhe 2 tetor do të pranohen këngët konkurrente në zyrën e Festivalit në Radio Tirana ose postën elektronike festival@rtsh.al dhe më pas do kryhet përzgjedhja nga komisioni i seleksionimit. Çfarë duhet të dorëzojnë këngëtarët?
1. Versionin përfundimtar të këngës të kënduar në formatin ëave 16 bit 44.1 khz.
2. Versionin përfundimtar të bazës orkestrale me backvocal në formatin ëave 16 bit 44.1 khz.
3. Versionin përfundimtar të bazës orkestrale pa backvocal në formatin ëave 16 bit 44.1 khz.
4. Partiturën Vokale (me nota) të këngës e shoqëruar me tekstin përkatës në çdo masë.
5. Partiturën e plotë të këngës në nota (transkiptimin) e cila do të ekzekutohet live, për të gjithë formacionin orkestral të Festivalit (orkestër simfonike + band).
6. Versioni MIDI FILE i këngës.
7. Tekstin e plotë.
8. Foto të këngëtarit nëse është pjesëmarrës për herë të parë në Festival.
9. Biografi e shkurtër artistike e këngëtarit (aktiviteti, pjesëmarrjet, çmimet etj).
Kombëtarja e Gjermanisë është eliminuar në mënyrë të papritur nga Kupa e Botës, pasi u mposht nga Paraguai pas ekzekutimit…
Ekonomisti gjerman Joachim Klement fitoi famë të madhe në vitet e fundit, pasi modeli i tij kompleks statistikor kishte parashikuar…
Holanda dhe Maroku do të takohen në 1/16 e finales në Kupën e Botës.Sfida mes 'Tulipanëve' dhe afrikanëve zhvillohet në…
Kombëtarja e Paraguait është kualifikuar tutje në Kupën e Botës, pasi eliminoi Gjermaninë pas ekzekutimit të penalltive në raundin e…
Nuk ishte kjo ajo Kupë e Botës që kishin ëndërruar Son Heung-min dhe Koreja e Jugut. "Taegeuk Warriors" u eliminuan…
Gjermania dhe Paraguai nuk kanë arritur të gjejnë fituesin pas 90 minutave të rregullta në përballjen e raundit të 16-shes…