Ditën e sotme ka nisur aplikimi online i rivlerësimit të pasurive. Lajmi u konfirmua nga kreu i Kadastës Shqiptare, Artan Lame përmes një konference për shtyp.
Ndërkohë, njoftimi i rëndësishëm u është vënë në dispozicion qytetarëve edhe në faqen zyrtare të Kadastrës, në Facebook.
None found
Të shumtë janë qytetarët që kanë komentuar, të cilët kanë shprehur interesin e tyre.
Mirëpo, teksa u hedh një vështrim komenteve, vëmendjen të tërheq përgjigjia që ka dhënë Kadastra për një nga qytetarët që ka komentuar.
Komentuesi shprehet se procesi ka zvarritje, ndërsa Kadastra i përgjigjet qytetarit, “mos mer kot si pushka e jevgut!”.
Në fund, komenti ka një shënim “A.L”, ç’ka tregon se komenti është bërë nga vetë kreu i këtij institucioni, Artan Lame.
Replika:
Komentuesi: Ore zotëri kata s’po pranojnë as tek Hipoteka jo ne on line si ka mundësi ligji ka hyrë në fuqi në janar dhe këta tek Hipoteka thonë s’ka ardhur fleta zyrtare si talleni me njerëzit nuk e kuptoj. Kur ligji hyn në fuqi do të thotë zbatim i menjehershem ca janë këto zvarritje nuk ka kuptim? Mjer populli?
Kadastra Shqiptare: Mos mer kot si pushka e jevgut! Ligji vertet ka hyrë në fuqi ne 14 janar. Por aty në fund ai ka një nen ( që ti natyrusht se ke lexuar) qe thote që Ministria e Financave dhe Kadastra, brenda 30 ditësh duhet te miratojnë Udhezimin e përbashket zbatues…pra ne kishin afat deri 14 shkurt për miratimin e Udhëzimit, i cili në fakt u muratua ne 4 shkurt, pra 10 dite para afatit. Dhe dje, pra menjehere pas miratimit te tij, une lajmerova fillimin e zbatimit.
Zekirija Ramadani është rikthyer te Gjilani, skuadër me të cilën në aventurën e parë arriti ta përfundonte kampionatin në vendin…
Një protestues ka denoncuar dhunën e pretenduar nga efektivët e policisë gjatë përplasjeve në protestën e zhvilluar në Tiranë. Në…
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Shkozës, në Tiranë. Sipas informacioneve…
Këngëtarja Elvana Gjata ka reaguar përmes një mesazhi të publikuar në InstaStory ndaj protestave të studentëve në Tiranë duke shprehur…
Sulmuesi shqiptar Albian Ajeti ka shënuar gol në fitoren e rëndësishme të Luganos ndaj Crvena Zvezdës, me rezultat 3-2, në…
Real Madridi ka përmbysur disavantazhin 3-1 për të fituar 4-3 ndaj Romës, falë zëvendësimeve vendimtare, kreativitetit të Arda Gulerit dhe…