Tri llogari bankare të një 66-vjeçari, me vlerë 140 milionë lekë, që dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve janë sekuestruar nga policia.
Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, pas një hetimi disamujor, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vendosjen e konfiskimit të tre llogarive bankare të shtetasit L. L., 66 vjeç, banues në Fier, llogari bankare që arrinin shumën 140 milionë lekë.
Konfiskimi u krye për llogari të procedimit pasuror të filluar për këtë shtetas, pasi është subjekt i ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.
Shumat e konfiskuara dyshohet se janë produkt i veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, për të cilën djali i tij, shtetasi A. L është dënuar në Itali.
Vijojnë hetimet intensive për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij shtetasi dhe të personave të tjerë të lidhur me të.
Dashi Sezoni i Bricjapit i vendos ambiciet tuaja në plan të parë, duke ju kërkuar të reflektoni mbi koston e…
Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur Indonezinë, pasi një autobus pasagjerësh u përmbys në një autostradë në ishullin Java,…
Kënga “Nan” u shpall fituese e Festivalit të 64-të të Këngës në RTSH, duke i dhuruar artistit Alis një moment…
Këtë të hënë, kryeministri i vendit Edi Rama, teksa po merr pjesë në aktivitetin “Me fermerët në Shqipërinë 2030”, theksoi…
Mbrëmja e djeshme nuk ishte thjesht nata hapëse e spektaklit Big Brother VIP Albania, por u shndërrua në një kujtesë…
Një foto e bere mes kreut të Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe aktorit Viktor Zhusti, është bërë shkak i…