Categories: Uncategorized

“Më tërhiqte zvarrë”, nëna e dy fëmijëve rrëfen dhunën e burrit

E divorcuar prej 5 vitesh, nëna e dy fëmijëve, Margarita nga Lushja ka trguar historinë e trishtë të jetës së saj. Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, ajo rrëfeu se u martua me mblesëri.

Ajo tregoi se në fillim marrëdhënia me ish-bashkëshortin ishte mjaft e mirë. Por pas lindjes së djalit, gjërat ndryshuan. Margarita e kuptoi se komunikimi dhe marrëdhënia me bashkëshortin po ftohej.

Të lidhura

None found

Për shkak të problemeve të saj shëndetësore, burri sillej mjaft keq me të, nuk e mbështeste dhe madje i thoshte se ajo do të paralizohej. Margarita tregoi se zbuloi se ish-burri kishte komunikim dhe lidhje me femra të tjera. Madje, burri filloi të ushtronte edhe dhunë fizike ndaj saj, gjë që e detyroi të ndahej prej tij.

Ardit Gjebrea: Çfarë marrëdhëniesh ke patur me bashkëshortin?

Margarita: Në fillim të mira, me mblesëri por ai më ka njohur.

Ardit Gjebrea: Dhe më pas erdhi në jetë edhe djali?

Margarita: Po, djali mbas 5 vitesh, në 2010. Mbas lindjes së djalit, ndryshuan pak gjërat. Unë probleme fizike kisha, por dështimet, lindjet, pësova dhe një rrëshqitje kur ishte djali 2 vjeç.

Ardit Gjebrea: Pate pasoja nga kjo rrëshqitje?

Margarita: Po sepse mu theksua problemi fizik që kisha, kilet që mora gjatë shtatzënive prapë bënë të vetën.

Ardit Gjebrea: Kur filloi të acarohej kjo marrëdhënie?

Margarita: Në 2012-n, mbas rrëshqitjes sime. Si duket s’kishte besim tek shëndeti im, ku di unë si erdhën gjërat.

Ardit Gjebrea: Po çfarë të thoshte?

Margarita: Burri është kryesori, pa mua je e mbaruar. Si ta shpjegoj, shumë gjëra që dhe thuhen dhe s’thuhen. Megjithatë unë bëja sikur nuk i vija re, punoja se e kishim fidanishten tek shtëpia, ndërkohë rrisja dhe kalamajtë. Pikërisht mbas kësaj filloi të bërtiste, të ulëriste. E zura në telefon, fliste me të tjera, mendoj se kishte lidhje të tjera. Jo e mendoj, por jam e sigurt. Megjithatë, pas shumë debatesh dhe dhune fizike u ndamë.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishin fëmijët?

Margarita: Vajza ishte 9 e gjysmë, ndërsa djali sapo i kishte mbushur 5.

Ardit Gjebrea: Si e përjetonin fëmijët këtë gjë?

Margarita: Shumë keq! Vajza ma ka përjetuar shumë keq këto 4-5 vjet. Unë jam me një prind, unë jam e mbaruar, por me mësime i kam shumë mirë. Problemin e kam me vajzën se më stresohet, e përjetoi. Sepse u dënua për dhunë fizike, një vit u dënua, në 2015. Nuk kisha rrugëdalje tjetër, se më tërhoqi zvarrë, dilnin komshinjtë në ballkon dhe më thoshte që iknin gratë nga shtëpia dhe jo burrat. Po çfarë do ikja zoti Ardit, mbas 17 vitesh? Nuk kisha bërë asgjë. Thjesht për ca grimca që i ishin krijuar në idenë e atij. Thoshte do të paralizohesh, i thoja ty të është paralizuar truri.

Ardit Gjebrea: Po pse të thoshte do të paralizohesh?

Margarita: Gjithmonë nga problemi fizik që kisha.

Ardit Gjebrea: Dhe parashikonte më të keqen e mundshme?

Margarita: Po, në vend që të më jepte kurajo, të ishte krenar për mua që po rrisja 2 fëmijë të mrekullueshëm, që punoja… Ai bënte të kundërtën, kujtoi se unë nuk do ia arrija ku kam arritur sot, që i kam vënë gjërat në vijë, jam e lumtur me fëmijët./tvklan.al

të fundit

Armando Brojës mund t’i duhet ta nisë nga e para, te Bërnli janë gati për vendimin drastik

Klubi i Bërnlit, ka mësuar këtë mesjavë fatin e tij pasi me humbjen përballë Mançester Sitit, ka rënë matematikisht nga…

1 second ago

Konflikti për hapësirat publike në Korçë/ Zbardhen detaje nga sherri mes dy pronarëve të lokaleve, tre persona mbetën të plagosur

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Pazarin e Vjetër në Korçë, ku një konflikt…

18 minutes ago

Plas sherri mes dy pronarëve te Pazari i Vjetër në Korçë, plagoset një person (VIDEO)

Një sherr ka ndodhur në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar me përdorimin…

57 minutes ago

Investimet publike prekin fundin prej dosjeve korruptive, niveli më i ulët në 17 vite në janar-mars

Shpenzimet kapitale nga buxheti i shtetit, ishin vetëm 5,2 miliardë lekë, rreth 53 milionë euro në tremujorin e parë të…

1 hour ago

Shqiptarët ndër vendet me akses më të lartë në internet, të fundit për aftësitë digjitale

Një publikim i fundit i Eurostat, “Digjitalizimi në Europë”, që jep të dhëna mbi aftësitë bazë digjitale të shteteve të…

2 hours ago

Presidenti Trump njofton zgjatjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit me tre javë

Në një postim në platformën Truth Social, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit…

2 hours ago