Nderkohe qe Lëvizja Vetëvendosje (LV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vazhdojnë të mos sprapsen nga qëndrimet e tyre për pozitën e kryeparlamentarit, tashmë ka filluar numërimi i orëve mbrapsht për liderin e LVV-së Albin Kurtin.
Kurti, si mandatar për kryeministër, ka vetëm edhe 5 ditë për ta paraqitur përbërjen e kabinetit qeveritar para Kuvendit të Kosovës, shkruan sot gazeta Zëri.
None found
Të martën përfundon afati kushtetues që ka mandatari për kryeministër Albin Kurti ta formojë qeverinë e re të Kosovës ose në të kundërtën mbetet në diskrecionin e presidentit të vendit Hashim Thaçit se kush do të jetë mandatari i dytë për formimin e qeverisë së re.
E teksa ditët po kalojnë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdojnë të mos kenë një marrëveshje bashkëqeverisëse, pasi që cak i dallimeve të tyre vazhdon të jetë pozita e kryeparlamentarit të Kosovës. Kësisoj, në takimin e fundit të Albin Kurtit dhe të Isa Mustafës dy liderët konfirmuan qëndrimet e tyre të palëkundura, por asnjëri nga ta nuk ngriti flamurin e kuq për dështimin e negociatave.
LDK-ja pretendon që pozitën e kryetarit të Kuvendit ta mbajë deri në ditën kur Kuvendi ta zgjedhë presidentin e ri të Kosovës, diku në pjesën e parë të vitit 2021, derisa Vetëvendosja mbetet e bindur se kjo pozitë nuk negociohet. Ndërkohë të mërkurën shefja e Zyrës së BE-së, Natalya Apostolova, bëri edhe një herë thirrje për formimin sa më shpejtë të qeverisë së re, me qëllim që sa më parë të plotësohen reformat e përcaktuara nga BE-ja.
Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka zbuluar…
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…
Alban Xhaferi, Presidenti i VllaznisëVllaznia pritet që së shpejti të ketë një kompleks modern sportiv, i quajtur ndryshe “Vllaznia Elite…
Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit zonën e Tufinës në Tiranë.…
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…