Categories: Uncategorized

“Më mori hopa dhe iku në PD”, Rudina Hajdari tregon çfarë e çudit nga vrasja e të atit

Rudina Hajdari mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” ka sqaruar se vrasja e babait të saj, Azemit sa i përket personit që ka kryer ekzekutimin është zbardhur, por nuk kupton se cilët janë njerëzit që kanë dashur që i ati të vritej.

Ajo tregoi se gjatë takimeve që ka pasur me njerëz të ndryshëm i kanë bërë përshtypje njerëzit që ai ka takuar dhe ka prekur nga afër.

Të lidhura

None found

A e konsideroni vrasjen e babait tuaj një çështje të mbyllur dhe mendoni që fajtorët janë dënuar përfundimisht?

Ajo që di unë dhe kuptohet që kemi shpenzuar goxha kohë, ajo që di unë dhe ndjej unë si vajza e tij sidomos këto tre vitet e fundit kur unë kam udhëtuar në çdo cep të Shqipërisë është që më bën përshtypje që në çdo qytet ka takuar njerëz dhe i ka prekur nga afër.

Ishte një person që bënte dy mitingje në ditë.

Ka takuar çdo lloj njeriu dhe u ka bërë ndere të ndryshme. U ka përkushtuar kohë dhe i ka prekur këta njerëz nga afër. Padyshim që ne e dimë ngjarjen dhe kush e tërhoqi këmbëzën. Me çudit fakti që ky njeri kaq i dashur nga qytetarët, ka qenë njeriu i njerëzve, si ka mundësi, kush ka qenë ai person apo njerëz që e kanë dashur këtë ngjarje. Shumë njerëz ma bëjnë këtë pyetje.

Dhe cila është përgjigja juaj?

Ajo që di unë është që dihet padyshim dhe drejtësia e ka shpallur se kush e ka tërhequr këmbëzën, por nuk kuptohet pse këta persona e kanë bërë këtë gjë kur Azem Hajdari ka qenë njeriu i shqiptarëve dhe pse ai është sulmuar herë pas here.

Hajdari ka treguar dhe momentet e fundit me Azemin, ku tha se pak para ngjarjes ata kanë pirë një kafe, në të cilën Azemi kishte qenë shumë entuziast pasi sapo ishte krther nga një miting.

“Ishim në një kafe, babi ishte shumë entuziast, po na përqafonte. Mamaja ishte 7 muajshe shtatzënë, ishte një moment i ngrohtë dhe i bukur. Në momentin që u ndamë, rreth orës 8-8 e gjysmë, ai donte të shkonte në zyrë për të ndjekur lajmet. Në çast babi më mori ‘hopa’. Në momentin që u ndamë, ne po e prisnim në shtëpi, sepse do të vinte të hante darkë me ne. Pastaj ndodhi ngjarja, që ishte tronditëse për të gjithë Tiranën”, u shpreh Hajdari.

Cila është porosia më e rëndësishme që ke marrë nga babai?

Ishte fakti që zgjohej në mëngjes, një rutinë që bënte çdo mëngjes, ku pinte kos ose qumësht, e merrte në dorë dhe dilte në oborr, ku e prisnin një varg njerëzish. Ai ulej aty dhe i priste, i takonte, të gjithë me radhë.

Unë isha fëmijë dhe më bënte përshtypje që njerëzit rrinin në radhë dhe ishin të duruar që ta takonin. Ajo që më bënte përshtypje ishte fakti që ai nuk lodhje kurrë. Padyshim që ne e dimë gjithë ngjarjen dhe e dimë kush e tërhoqi atë këmbëzën. Edhe drejtësia e ka shpallur se kush kanë qenë ata persona, por nuk kuptohet pse këta persona e kanë bërë këtë gjë, kur Azem Hajdari ishte njeriu i shqiptarëve dhe është dashur prej të gjithëve.

të fundit

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

5 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

5 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

5 hours ago

Në një mënyrë spektakolare, zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, ja sa është numri i finalistëve

Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…

6 hours ago

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

6 hours ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

7 hours ago