Categories: Uncategorized

“Më morën me helikopter dhe pasi u intubova nuk kuptoja më asgjë”, i riu tregon si mposhti COVID-19

Ai është vetëm 25 vjeç, pa asnjë sëmundje por iu desh të luftonte për jetën pas infeksionit me koronavirus dhe të arrinte fazën më të keqe, atë të intubimit.

I riu nga Greqia tregon se nuk kishte asnjë sëmundje të mëparshme, ndërsa i siguron qytetarët që të mos e vënë në dyshim ekzistencën e COVID-19. Fatmirësisht Petro e fitoi betejën me virusin disa ditë para ditëlindjes së tij të 25-të, ndërsa ka treguar se në fillim kishte ethe dhe temperaturë që nuk i binte.

“Unë kisha ethe dhe temperatura nuk më binte“, ndërsa thekson se nuk i besohej fakti që brenda natës e gjeti veten duke luftuar për jetën, në intubim.

“Në të vërtetë nuk kam pasur sëmundje, pothuajse nuk sëmurem kurrë, nuk përdor ilaçe, në përgjithësi jeta ime është shumë e shëndetshme. Askush nuk priste që unë të përfundoja kështu”, tha ai.

Për katër ditë ai kishte pasur temperaturë 40 dhe ethe që nuk binin. Pasi bëri tamponin ai u testua pozitiv dhe menjëherë u nis në spital. “Erdhi më mori një helikopter, u futa në intubim dhe më pas nuk kuptova më asgjë”.

Siç pohon ai, e kuptoi shumë vonë se çfarë po i ndodhte dhe përvoja në intubim ishte e vështirë.

“Ju jeni vetëm, nuk keni asnjë komunikim me njerëzit tuaj. Nuk e dija nëse ata e dinin për mua, në fund mjekët më thanë se i informonin çdo ditë. Nuk do keni një celular, nuk keni asnjë komunikim me asnjë nga njerëzit tuaj. E vetmja gjë që mund të bëhet është që njerëzit tuaj të mësojnë për gjendjen tuaj përmes mjekëve”, shton ai.

Tashmë Petro po vijon trajtimin në një repart tjetër, pasi virusi ka lënë pasoja në trupin e tij. Ai ka vështirësi në ecje dhe vështirësi në të folur.

“Mesazhi që dua t’u jap të rinjve të moshës sime është se unë e kuptoj, e shikoj atë që ndodh në moshën time përmes mediave sociale dhe ata nuk i kushtojnë aq vëmendje sa duhet. Uroj që askush të mos kalojë përvojën që kam kaluar unë”, tha ai.

“Është diçka shumë e vështirë, është diçka që kërkon kohë. Ju e kuptoni që edhe tani jam duke u rikuperuar dhe madje edhe kur të largohem nga këtu për disa ditë, unë do të vazhdoj të jem shumë i kujdesshëm, për të bërë fizioterapi. Trupi im është dëmtuar. Me fjalë të tjera, unë duhet të punoj shumë fort që të kthehem në normalitet. Muskujt janë shumë të dobët“, përfundoi djali 25-vjeçar.

të fundit

Horoskopi 14 Tetor 2025/ Njihuni me surprizat e yjeve për ditën e sotme

DASHI Qielli dëshiron që ju të jeni protagonist. Më në fund po rizbuloni energjinë që ju ka munguar javët e…

2 hours ago

“Pse kandidon kur thua nuk i fiton zgjedhjet?”, Tela debaton me sipërmarrësin që shpalli kandidaturën për Tiranën

Gazetari Andi Tela debatoi me sipërmarrësin Dritan Gremi të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për deklaratën që…

3 hours ago

Manaj rrezikon denim të rëndë nga FIFA për gjestin e shqiponjës!

Duket si qesharake, por festimi i Rey Manajt që shënoi mbërmjen e madhe dhe historike të 11 tetorit përballë Serbisë,…

3 hours ago

Çfarë Kosove! Tjetër fitore madhështore ndaj Suedisë, vazhdon ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës ka arritur një tjetër fitore madhështore ndaj Suedisë, duke vazhduar kështu me shpresa për Kampionatin Botëror të…

3 hours ago

Ish-kryeministri i Kanadasë në romancë me këngëtaren Katy Perry, reagon për herë të parë ish-bashkëshortja e Justin Trudeau

Ish-bashkëshortja e Justin Trudeau, Sophie, ka ndarë një mesazh reflektiv në rrjetet sociale, mbi artin e “heqjes dorë” nga dashurisë,…

3 hours ago

Kush e zbuloi për herë të parë Nuredin Dumanin? Gazetarja tregon emrin, nuk është Altin Dumani

Gazetarja Anila Hoxha në studion e "Top Story" foli për kandidatët që synojnë të marrin drejtimin e SPAK dhe pse…

4 hours ago