Categories: Uncategorized

“Më kërcënon se di çdo gjë për mua”, studentja nga Tirana tregon telefonatat e frikshme

Pas një viti me telefonata të paidentifikuara , një studente nga Tirana është mbyllur në shtëpi nga paranoja se dikush e ndjek dhe di cdo gjë. Në numrin tim të telefonit por edhe kur e kam ndërruar, një numër anonim më telefonon vazhdimisht tregon 22 vjeçarja me inicialet E. K.

E pyetur nga agjentët e policisë në Komisariatin nr.2 dy nëse e kishte një ide se cili mund të jetë i fiksuari pas saj ajo përgjigjet: “Kam përshtypjen se zëri në anën tjetër është një djalë i ri, mbase i moshës 25 vjeç”.

Por vajza nuk ka asnjë dyshim për identitetin e telefonuesit, pasi sa herë ka tringëlluar telefoni, ajo shpesh ka vëzhguar rreth e rrotull për ndonjë të njohur që po i punonte rrengun, por nuk ka zbuluar asgjë.

Ankthi i vajzës është përcjellë edhe tek prindërit e saj që shpesh e kanë shoqëruar sa herë ajo dilte shëtitje në Tiranë me shpresën se do ta zbulonin telefonuesin e fshehtë. Para agjentit të policisë studentja tregoi: “Telefonuesi nuk prezantohet asnjëherë, më merr në telefon disa herë në ditë, ai telefonon me numër anonim dhe e hap pasi më ka kërcënuar se di çdo gjë për mua dhe përditshmërinë time”.

“‘Po të shikoj, e di ku po shkon, e di ç’po bën”, i thoshte ai shpesh. Sipas studentes , në të gjitha rastet kur e ka telefonuar , i panjohuri ka shtuar gjithashtu adresën ku vajza gjendej, në disa raste i ka dhënë detaje edhe mbi personat me të cilët ajo gjendej e shoqëruar. “Kjo situatë është kthyer e frikshme për mua dhe prindërit e ki, jemi të shqetësuar, kemi ankth.

Nuk e kuptoj kush mund të jetë, kam frikë të dal nga shtëpia të vazhdoj jetën normalisht , pasi ky person më telefonon dhe aty kuptoj që ai gjendet diku rrotull duke më vëzhguar”. Burimet e policisë i thanë gazetës “Si” se pas kallëzimit panë telefonin e të resë, ku dhe zbuluan se për një vit e reja ka mbi një mijë telefonata anonime, të përditshme dhe të përsëritura.

Të dhënat nga celulari i studentes janë përcjellë pranë kompanive celulare dhe sapo i panjohuri të zbulohet, ai do të vendoset nën akuzë për përndjekje tha një burim i policisë.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago