Categories: Uncategorized

“Më ka marrë malli për telenovela me të puthur e me gra të bukura”, deputeti i PS-së bën kërkesën e pazakontë

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati ka folur për rolin e medias teksa ishte i ftuar në Ora news. Ai ka kërkuar që të mos shfaqen telenovela me pistoleta dhe vrasje, që nxisin dhunë, por me femra me rroba banje dhe me gra të bukura.

“Nuk më pëlqejnë këto telenovela sepse janë të gjitha me burra me mustaqe, me pistoleta dhe shumë të dhunshme, dhunohen gratë.

Më ka marrë malli për ato telenovela braziliane që janë me të puthur e me gra të bukura. Këtu janë të gjithë ca të errët, ca daja që japin ca leksione mbi jetën që nuk e di nga i kanë mësuar se janë të gjithë pashkollë e të gjithë me pistoleta.

Do doja që mos të jepnin më telenovela me pistoleta e me burra me mustaqe. Si të mos vrasin shqiptarët gratë kur shohin kështu telenovelash? Ky është një pushtim dhune me me telenovela që kanë vetëm pistoleta, burra të dhunshëm, pa shkollë ku gratë shihen vetëm për t’u vrarë e dhunuar. Dua t’i heqin këto telenovela. I lutem televizioneve të gjejnë disa telenovela me rrobabanje. Unë nuk dua të shoh një burrë me mustaqe. Burri nuk sheh burra. Mbaj mend, ka qenë Ezeli e në një klub ishin 37 burra që shihnin Ezelin me mustaqe e pistoletë dhe nuk shihnin një grua të bukur. Çfarë burra janë këta që shohin burra?”.

të fundit

Studenti që foli i fundit me Charlie Kirk thyen heshtjen pas vrasjes së tij në Utah

Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…

33 minutes ago

Domatet me pesticide, Gjykata e Beratit lë në burg eksportuesin e perimeve, ja masa për dy inspektorët e AKU-së

Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…

37 minutes ago

SHBA e vendosur kundër emigrantëve të paligjshëm, ja çfarë propozon administrata e Trump në OKB në lidhje me azilkërkuesit

Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…

53 minutes ago

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit…

1 hour ago

Ministrat e rinj/ Ervin Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij, asnjë vizion për shqiptarët

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…

1 hour ago

Oriola Marashi “lë” modelingun për muzikën: Fillimi i një kapitulli të ri

Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…

2 hours ago