Të tjera detaje zbardhen nga atentati mafioz ku mbeti i vrarë Hekuran Billa. Nipi i autorit të dyshuar për eliminimin e tij, Sebastian Mali duke përdorur kartën e klientit korrekt, mbërriti në një pikë servisi në Laprakë, tre orë para vrasjes së Hekuran Billës. Nën justifikimin se kishte takim me të dashurën, ai kërkoi makinën e tyre.
Ai iu lut punonjësit të servisit që të parkonte makinën “Smart” në servis dhe të merrte me vete një makinë “Nissan Micra”, që më vonë shfaqet në një radhë kamerash sigurie teksa i paraprin makinës e cila u përdor për atentatin ndaj Billës.
None found
Sipas prokurorisë, kjo zbuloi skemën e përdorur nga vrasësit. Pikërisht me këtë “Nissan Micra” u shoqërua automjeti që më pas u gjet i djegur pas krimit në fshatin Pezë.
Mësohet se, Sebastian Mali e mori mjetin rreth orës 20 e 30 minuta të datës 11 qershor, me justifikimin se do të takonte të dashurën. Ai u rikthye në orën 23:00 për të marrë më pas makinën e tij që kishte parkuar në servis.
Për këtë nder, ai i kishte qerasur punonjësit e servisit me një pije freskuese, por edhe makina “Smart” nuk ishte në pronë të të riut, ishte marrë me qira në Shkodër.
Hetimet zbuluan se ai e mori me qira “Smart-in” më dy mijë lekë dita dhe pas krimit motra e tij u paraqit dhe pagoi detyrimin përkatës.
Nga këqyrja e sistemit TIMS, rezulton se Viktor Marku ka dalë nga Shqipëria në datën 19 janar thonë burime të prokurorisë, që saktësojnë se pavarësisht kësaj alibie një dëshmitar në Shkodër i rrëfeu policisë se mjetin “Smart” ja kishte dhënë Viktor Markut, që është vëllai i Prel Markut, i vrarë nga Hekuran Billa në Britaninë e Madhe.
Mbi këto dyshime do të dalë sot përpara gjykatës, nipi i Viktor Markut, Sebastian Mali, i cili dyshohet për vrasje, ndërsa daja i tij pritet të dal përpara gjykatës në fillim të javës.
Partia në pushtet, OBRM-PDUKM ka drejtuar akuza të reja ndaj LSDM-së dhe liderit të partisë, Venko Filipçe, lidhur me rastin…
Gjendja në Qendrat për Punë Sociale nuk është e mirë, kanë mungesë kushtesh dhe mungesë të psikologëve. Kështu tha Luljeta…
Zgjerimi i operacioneve hibride të Rusisë në Evropë, përmes sabotimeve, sulmeve kibernetike, ndërhyrjeve të fshehta dhe fushatave të dezinformimit, ka…
Përqindja e nxënësve 15 dhe 16-vjeçarë në Kosovë që kanë raportuar tentimvetëvrasje është rritur nga 3.4% në vitin 2011 në…
Pas gati pesë vitesh ndarje, qindra qytetarë ukrainas janë kthyer në territorin e kontrolluar nga Ukraina, pas evakuimit nga qyteti…
Fitorja e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka sjellë reagime nga qeveri dhe politikanë…