Categories: Uncategorized

“Më bëj deputet!”, letra e çuditshme që ka mbërritur pranë KQZ-së (FOTO LAJM)

KQZ ka protokolluar ditën e sotme një shkresë të cuditshme.

Eshtë pikërisht një kërkesë e qytetarit Tasim Emin Mehmeti nga Vlora me banim në Tiranë.

Me anë kësaj kërkese drejtuar KQZ Z. Tasim Mehmeti ka kërkuar mandatin e deputetit për Kuvendin e Shqipërisë, transmeton abc neës.

Sipas tij kjo kërkesë është e bazuar në ligjin 10019 të datës 29.12.2008.

Ja çfarë thotë ai me kërkesën e tij:

“I nderuar kryetari i KQZ Denar Biba!

Unë Kërkuesi Tasim Mehmeti kam kandiduar për deputet në Kuvendin e Shipërisë nga Lista e partisë politike “Sfida për Shqipërinë” në qarkun e Vlorës. Sipas listës shumëemërore në qytetin e Vlorës kam qenë i dyti në listë.

Kërkesa ime për dhënien e mandatit të deputetit në Republikën e Shipërisë është si më poshtë:

Si pasojë e vendeve vakante, sepse parlamenti ka mangësi në numra si deputet, që duhet të jenë në parlamentin shqiptar 140 deputetë, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

-Dhënia e mandatit tim sipas ligjit të Kodit Zgjedhor i shërben parlamentarizmit, demokracisë funksionale për shtetin ligjor dhe funksional.

-Kërkesa ime është e bazuar për të qenë deputet i Kuvendit të shqipërisë është si pasojë e largimit të opozitës nga parlamenti dhe është një detyrim për tu plotësuar nga ana e KQZ.

-Kërkoj mandatin e deputetit për Kuvendin e Shqipërisë për z. Tasim Emin Mehmeti”.

Tasim Mehmeti në fakt për të qenë më zyrtar dhe më i bazuar në kërkesën e tij, e ka firmosur dhe vulosur atë edhe me avokat.

Në Kuvend janë 18 vende bosh për shkak të ezaurimit të listës së PD-LSI.

të fundit

PSG “çmendet” për yllin e Barcelonës, gati të ofrojë 100 milionë euro

Ambicia e Paris Saint Germain duket se nuk njeh kufij, as sportivë dhe as ekonomikë. Në fakt, parisienët, të sapoardhur…

17 minutes ago

Armina Mevlani në pritje të ëmbël? Rrjeti shpërthen në komente pas daljes së fundit në televizion

Armina Mevlani në një dalje të bërë kohët e fundi është komentuar nga ndjeksit se është në pritje të ëmbël.…

22 minutes ago

Shoferi i autobusit i merr 3500 euro qytetarit për letrat greke, nuk ia bën dhe i mban 1500 euro

Megjithëse është vetëm shofer dhe s’ka agjenci punësimi, Vango Zoto i mori një familje nga Delvina 3500 euro për t’ia…

50 minutes ago

10 milionë euro për prindërit e Wirtz, pra Liverpool nuk e “bleu” vetëm lojtarin nga Bayer Leverkusen

Ylli i kombëtares gjermane dhe një nga talentet më të mëdhenj në futbollin evropian, Florian Wirtz, është shumë pranë një…

1 hour ago

Papa Leoni XIV, thirrje për paqe: Armët e avancuara, tundime që duhet t’i refuzojmë

Gjatë audiencës së përgjithshme të mbajtur të mërkurën në Vatikan, Papa Leon XIV ka bërë një thirrje të fuqishme për…

1 hour ago

Nico Williams tashmë e ka informuar Barcelonën se dëshiron tu bashkohet këtë verë

Nico Williams ia ka shprehur dëshirën për t’u bashkuar Barcelonës në afatin kalimtar të verës, raportoi gazetari i njohur spanjoll,…

2 hours ago