Categories: Uncategorized

Mbyllet spitali COVID2, ”Shefqet Ndroqi” do t’i rikthehet funksionit të tij normal

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar sot mbylljen e spitalit Universitar ‘Shefqet Ndroqni’ si spital COVID.

“Nga sot spitali “Shefqet Ndroqi” do t’i rikthehet funksionit të tij normal, pra duke ju dedikuar pacientëve që kanë patologjitë që trajton ky spital, duke filluar nga ato pulmonare deri tek shërbimi i kirurgjisë, hemodinamikës dhe shërbimet e tjera”, tha Manastirliu. Duke u shprehur se Spitali “Shefqet Ndroqi” i konsideruar si Spitali COVID2, ka trajtuar mbi 60 pacientë, ministrja Manastirliu ka falenderuar stafin e këtij spitali për punën dhe angazhimn gjatë situatës së vështirë të epidemisë.

Të lidhura

None found

“Prej datës 28 Mars, spitali u përfshi në skenarin për trajtimin e pacientëve me COVID19 dhe deri sot puna nuk ka ndalur në spitalin tuaj për të trajtuar pacientët me COVID19. Janë rreth 60 pacientë që janë trajtuar në këtë spital dhe unë dua t’iu falenderoj për gjithë angazhimin, punën e mjekëve infermierëve, të gjithë stafeve mjekësore dhe një falenderim të veçantë për shërbimin e reanimacionit, që ka trajtuar pacientë të sëmurë rëndë dhe sigurisht me dedikim edhe sakrificë maksimale, me profesionalizëm ja ka dalë për të përballuar këtë sëmundje, që për të thënë të vërtetën, ishte e vështirë”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë lajmëroi edhe rifillimin e ndërhyrjeve të planifikuara nga dita e sotme.

“Në strategjinë e rihapjes, edhe sistemi shëndetësor po kthehet gradualisht në normalitet. Nga sot rifillojnë konsultat e specializuara, por mbi të gjitha ndërhyrjet e planifikuara të kirurgjisë, i rikthehet normalitetit”, tha Manastirliu.

Duke folur për fazën e rihapjes, Manastirliu theksoi se situata do të monitorohet dhe vlerësohet në baza ditore dhe 14 ditore. “Nga dita e sotme janë hequr të gjitha kufizimet përsa i përket autorizimeve në lëvizje, qoftë për këmbësorët, qoftë për automjetet. Gjithashtu është rritur fasha e lëvizjes në zonat e kuqe deri në orën 21:00 të mbrëmjes dhe përsa i përket zonave të gjelbërta është hequr fasha orare që kufizonte lëvizjen.

Sigurisht që kjo bëhet në kuadër të një strategjie ri-hapjeje dhe praktikisht po ecim sipas këtij plani, duke bërë një vlerësim të situatës epidemiologjike, duke parë dhe duke vlerësuar rastet që kemi të shtruara në spital dhe gjithashtu edhe rastet e rënda, në terapi intensive. Deri më tani situata është nën kontroll por do të monitorohet në vijimësi”, tha Manastirliu.

Plani i masave lehtësuese që ka nisur nga dita e sotme parashikon heqjen e kufizimit të lëvizjes në zonat e gjelbërta, ku është shtuar edhe qarku i Fierit. Fasha orare e lëvizjes në zonat e kuqe zgjatet deri në orën 21:00 për lëvizjen dhe aktivitetet e biznesit. Nga sot, hiqen të gjitha autorizimet për lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve gjatë javës. Nis zhvillimi i procesit mësimor për maturantët. Hapen muzetë, bibliotekat, arkivat, etj. Lejohen stërvitjet e sportistëve në ambiente të hapura si dhe janë hapur bare/ restorante vetëm në ambiente të hapura.

të fundit

Serbian Media Distort Demolition of Illegal Villas at Ujman Lake, Portraying It as an Attack on Serbs

Aksioni për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në pronën e Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” në zonën e Liqenit…

30 minutes ago

Blow to the Heart of Ukraine’s Military: Zelensky Removes Armed Forces Chief After Dismissing Defense Minister

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka larguar ministrin e Mbrojtjes Mykhailo Fedorov dhe shefin e Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky. Ndryshimet…

3 hours ago

Hegseth Seeks Additional $80 Billion from Senate to Cover Cost of New Strikes on Iran

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Dan Kane do të dëshmojnë në Senat…

3 hours ago

Horoskopi 22 Korrik 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Ndikimi i yjeve nuk do jete shume i mire gjate kësaj dite dhe ekuilibri ka rrezik te prishet. Nuk…

4 hours ago

Goditje në zemër të ushtrisë ukrainase/ Zelensky largon edhe kreun e Forcave të Armatosura, pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka larguar ministrin e Mbrojtjes Mykhailo Fedorov dhe shefin e Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky. Ndryshimet…

4 hours ago

Xhesika Polo zbulon historinë e dashurisë: Kam gjetur njeriun e jetës, e njoha në Instagram

Xhesika Polo është një nga artistet që suksesin nuk e mat vetëm me çmime apo renditje, por edhe me rrugëtimin…

5 hours ago