Categories: Uncategorized

Mbetën jashtë kufijve për shkak të pandemisë, Gjermania ndan 50 milion euro për turistët

Gjermania ka nisur të kthejë mbrapsht dhjetëra mijëra shtetas të saj të bllokuar jashtë kufijve për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ministri i jashtëm, Heiko Maas thotë se vetëm gjatë ditës së sotme, 30 deri në 40 avionë do të nisen drejt destinacionesh të ndryshme nëpër botë për të çuar në shtëpi turistët gjermanë që nuk kthehen dot.

Të lidhura

None found

Për këtë qëllim, qeveria gjermane ka ndarë 50 milionë euro. Sipas Maas, janë rreth 35,000 turistë gjermanë që kanë ngecur në Egjipt, e 4.000 deri në 5.000 ndodhen në vende si Argjentina, Filipine apo Maldivet. Ministri shtoi se shumë njerëz si brenda, ashtu edhe jashtë kufijve kanë kontaktuar autoritetet gjermane për të kërkuar ndihmë.

Lajmi mbërrin në kohën kur një ditë më parë, Instituti prestigjioz gjerman “Robert Koch” vlerësoi se pandemia mund të zgjasë deri në dy vjet. Instituti e rriti shkallën e rrezikut të infeksionit Covid 19 në Gjermani. Tani ajo shihet si “e lartë”. Deri më tani ky institut e kishte kategorizuar rrezikun si “mesatar”. Arsyeja është rritja e shpejtë e numrit të të infektuarve në Gjermani. Megjithatë, sipas drejtorit të Institutit, zgjatja e pandemisë deri në 2 vjet do të ishte rasti më ekstrem. Ai sqaroi se pandemitë kanë një fazë zhvillimi me valë, por ndërkohë zgjatja e saj varet edhe nga koha kur do të mund të vihet në veprim një vaksinë.

të fundit

Kurti për presidentin e ri: Bisedimet me partitë nisin pas certifikimit të rezultateve

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha sot se, ende nuk ka filluar diskutimet me partitë politike për zgjedhjen e presidentit…

6 minutes ago

Përplasje në Komisionin e ‘Zgjedhores’, Manja i drejtohet Ivi Kasos me tone të ashpra: Mbylle gojën o legen, të kam dëgjuar fort

Pjesë nga debati: Manja: Po shoh rendin e ditës dhe këtu bëhet fjalë për një seancë dëgjimore. Që mbledhja të…

11 minutes ago

54-year-old from Tetovo caught after dumping waste into the Shkumbin River

MPB Maqedoni njofton se dje (30.06.2026) në orën 18:00 në rrugën "Ljubo Bozhinovski Pish" në Tetovë, oficerë policie nga SPB…

13 minutes ago

Movement ban in Macedonia’s forests takes effect until August 31

Nga sot deri më 31 gusht, është në fuqi një ndalim i plotë i lëvizjes në pyje dhe toka pyjore,…

13 minutes ago

Kurti Announces Deep Reform to Modernize Kosovo’s Inspection System

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se synojmë modernizimin e plotë të sistemit të inspektimit në Kosovë. Ai, në…

13 minutes ago

Investigation launched into a Serbian citizen over suspected incitement of hatred in Gazimestan

Policia e Kosovës ka iniciuar një rast për veprën penale "Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit" ndaj një shtetasi të Serbisë,…

14 minutes ago