Categories: Uncategorized

Mbetën jashtë kufijve për shkak të pandemisë, Gjermania ndan 50 milion euro për turistët

Gjermania ka nisur të kthejë mbrapsht dhjetëra mijëra shtetas të saj të bllokuar jashtë kufijve për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ministri i jashtëm, Heiko Maas thotë se vetëm gjatë ditës së sotme, 30 deri në 40 avionë do të nisen drejt destinacionesh të ndryshme nëpër botë për të çuar në shtëpi turistët gjermanë që nuk kthehen dot.

Për këtë qëllim, qeveria gjermane ka ndarë 50 milionë euro. Sipas Maas, janë rreth 35,000 turistë gjermanë që kanë ngecur në Egjipt, e 4.000 deri në 5.000 ndodhen në vende si Argjentina, Filipine apo Maldivet. Ministri shtoi se shumë njerëz si brenda, ashtu edhe jashtë kufijve kanë kontaktuar autoritetet gjermane për të kërkuar ndihmë.

Lajmi mbërrin në kohën kur një ditë më parë, Instituti prestigjioz gjerman “Robert Koch” vlerësoi se pandemia mund të zgjasë deri në dy vjet. Instituti e rriti shkallën e rrezikut të infeksionit Covid 19 në Gjermani. Tani ajo shihet si “e lartë”. Deri më tani ky institut e kishte kategorizuar rrezikun si “mesatar”. Arsyeja është rritja e shpejtë e numrit të të infektuarve në Gjermani. Megjithatë, sipas drejtorit të Institutit, zgjatja e pandemisë deri në 2 vjet do të ishte rasti më ekstrem. Ai sqaroi se pandemitë kanë një fazë zhvillimi me valë, por ndërkohë zgjatja e saj varet edhe nga koha kur do të mund të vihet në veprim një vaksinë.

të fundit

Jessie J shpërthen në lot mes betejës me kancerin: Po përballem me ditën më të vështirë të jetës sime

Këngëtarja britanike, Jessie J, 37 vjeçe, ka treguar se po kalon momente të vështira në betejën e saj me kancerin…

9 minutes ago

Labubu, lodra që po sigurohet si pasuri me vlerë nga të rinjtë

Një trend i pazakontë po qarkullon në mesin e brezit të ri: lodrat Labubu po trajtohen si pasuri të vërteta…

12 minutes ago

Berisha denoncon me VIDEO blerjen e votave në Tiranë: Ja momenti kur shpërndahen paratë

Këtë të hënë, gjatë një deklarate për media, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një tjetër denoncim publik në…

14 minutes ago

Mbi 150 bagëti ngordhin në Martanesh nga sëmundja e murtajës, autoritetet në alarm

Një fermë bagëtish të imta në fshatin Val të Martaneshit në Bulqizë, është prekur nga sëmundja e murtajës. Burime bëjnë…

34 minutes ago

“Fati është edhe si e bën punën”, Xhuli Nura zbulon si i mori biletën për Kombëtaren: Telefonova Armand Dukën

Pas ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila përfundoi me rezultat 0-0, Xhuli Nura ishte e ftuar në…

49 minutes ago

Plani i qeverisë për të moshuarit: nga pensioni i 13-të, te heqja e taksave dhe ulja e çmimit të energjisë

Qeveria shqiptare, ka miratuar Strategjinë e Moshimit dhe Planin e Veprimit 2025-2030, një dokument gjithëpërfshirës që synon përmirësimin e jetesës…

1 hour ago