Categories: Uncategorized

Mbesa e Bin Ladenit: Trumpi, i vetmi president që mund ta parandalojë një tjetër 11 Shtator

Mbesa e Osama bin Ladenit Noor bin Ladin pretendon se Donald Trump është i vetmi president që mund të parandalojë një sulm tjetër terrorist të ngjashëm me su*lmin e 11 shtatorit të vitit 2001 ndaj Shteteve të Bashkuara.

Gruaja 33-vjeçare paralajmëroi se nëse Joe Biden bëhet president i ShBA-së vendi mund të përballet me një su*lm tjetër pasi pretendoi se majtistët amerikanë janë rreshtuar radikalët shkruan Daily Mail.

Ajo beson se Trumpi duhet të rizgjidhet dhe e goditi anëtaren e Dhomës së Përfaqësuesve me prejardhje somaleze Ilhan Omar për të cilën tha se i urren Shtetet e Bashkuara.

Në intervistën e parë për gazetën New York Post, mbesa e Bin Ladenit tha se është përkrahëse e vjetër e presidentit Donald Trump, duke shtuar se në shtëpinë e saj në Zvicër e mban kapelën me mbishkrimin “Make America Great Again”, që ishte parullë e fushatës së Trumpit në zgjedhjet e fundit presidenciale.

Ajo e fajësoi administratën e ish-presidentit Barack Obama, gjatë së cilës nënpresident ishte Joe Biden për lejimin e ISIS-it që të bëhet më i fuqishëm dhe tha se Trumpi është i vetmi person që do ta parandalonte përsëritjen e një gjëje të tillë.

Bin Ladin është lindur në Zvicër dhe jeton në këtë shtet, por pretendon se ajo është amerikane me zemër duke thënë se kur ishte e vogël e mbante një flamur amerikan në dhomën e gjumit dhe i ka vizituar shumë herë Shtetet e Bashkuara që nga mosha 3-vjeçare.

të fundit

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

3 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

21 minutes ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

29 minutes ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

36 minutes ago

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

8 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

8 hours ago