Categories: Uncategorized

Mbani çadrën me vete, si do të jetë moti sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Vranësirat do të shtohen pasdite ku do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Reshjet do të jenë më të intesifikuara në mbrëmje, ndërsa zonat malore do të kenë reshje dëbore.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2ºC në 07ºC, në zonat e ulëta nga 03ºC në 13ºC dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 14ºC.

Era do të fryejë në drejtim Jugor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 5 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash që do të sjellin reshje në pjesën më të madhe të territorit. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -4ºC deri në 05ºC dhe në zonat e ulëta nga 00ºC në 06ºC.

të fundit

Oriola Marashi “lë” modelingun për muzikën: Fillimi i një kapitulli të ri

Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…

9 minutes ago

Vdekja e 43-vjeçarit në Durrës/ Publikohen momentet tronditëse, u mbajt te shtylla e ndriçimit për të kaluar në rrugën e përmbytur (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve,…

36 minutes ago

Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë

Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…

1 hour ago

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

2 hours ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

3 hours ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

3 hours ago