Me 16 vota pro dhe asnjë kundër është rrëzuar dekreti i presidentit Meta për heqjen e gjobave që u janë vendosur mediave, në kohën e pandemisë, dhe gjendjes së jashtëzakonshme.
Ishte relatorja e çështjes Klotilda Bushka ajo që propozoi fillimisht rrëzimin e dekretit, me pretendimin se e drejta e jetës prevalon mbi të gjitha të drejtat e tjera kushtetuese, mes të cilave është dhe e drejta për tu informuar.
Presidenti Meta deklaronte se nuk do të dekretonte asnjë ligj që cenon lirinë dhe pavarësinë e medias. “Përkrah masat kufizuese objektive që ndihmojnë në përballimin dhe tejkalimin sa më parë të pasojave të pandemisë COVID-19.
Por nuk do të dekretoj asnjë rregull të ri, që në shpërdorim të procesit legjislativ dhe përmes masave ndëshkuese shproporcionale, cenon liritë dhe të drejtat kushtetuese të njeriut, veçanërisht lirinë dhe pavarësinë e medias”, thuhej në mesazhin e presidentit Ilir Meta.
Në shpjegimin që i bënte kthimit të ligjit, kreu i shtetit thekson se detyrimi i televizioneve për të ftuar jo më shumë se dy persona në studio (përndryshe gjobiten me 1 mln lekë) është joproporcionale në raport me rrezikun dhe shkel të drejtën e informimit.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…