Categories: Uncategorized

Maska nuk është e mjaftueshme, Berlini merr vendimin drastik në mes pandemisë

Shtetin nuk mund ta tërheqësh për hunde, tha senatori i Brendshëm Geisel. Senati e arsyetoi vendimin e tij me faktin se priten shkelje të mbrojtjes nga infektimi.

53008942_303

Në Berlin nuk do të lejohen të zhvillohen gjatë fundjavës disa demonstrata kundër masave për Coronan të vendosura nga qeveria. Këtë e njoftoi të mërkurën Senati i Berlinit. Autoriteti kompetent për mbledhjet e manifestimet i justifikoi ndalimet kryesisht me faktin se grupi i pritur i pjesëmarrësve do të shkelte rregulloren aktuale për mbrojtjen nga infektimi.

Kërkesa të posaçme, si mbajtja e maskës në gojë dhe në hundë, nuk janë të mjaftueshme për takimet e lajmëruara.

Manifestimet në fillim të të gushtit kishin treguar “se pjesëmarrësit nuk i morën parasysh me qëllim rregullat ekzistuese të higjienës dhe kufizimet përkatëse”.

Senatori i Brendshëm i Berlinit, Andreas Geisel, e përshëndeti vendimin:

“Ky nuk është një vendim kundër lirisë së mbledhjes, por një vendim për mbrojtje nga infektimi”, tha ai. Duhet të vendoset një ekuilibër midis të drejtës themelore të lirisë së mbledhjes dhe paprekshmërisë së integritetit të jetës. “Ne vendosëm për jetën,” tha Geiseli. Organizatorët e demonstratës në fillim të gushtit i injoruan me qëllim rregullat e pranuara më parë për mbrojtjen nga infektimi. “Shtetin nuk mund ta tërheqësh për hunde,” tha Geiseli në njoftimin për shtyp.

Veç kësaj, senatori i Brendshëm i Berlinit njoftoi se nuk do të lejohet as një kamp me çadra. Sipas mendimit të autoritetit të mbledhjeve, nuk ekziston në këtë rast “karakteristika e mbledhjes”, pasi kampet me çadra “përdoren kryesisht për të kaluar natën”. Autoriteti bazohet në një vendim të Gjykatës së Lartë Administrative të Berlinit-Brandenburgut.

Më 1 gusht, rreth 20,000 vetë demonstruan kundër masave shtetërore kundër Coronas në Berlin. Detyrimet e higjienës nuk u morën parasysh qëllimisht. Përveç mohuesve të Coronas dhe kundërshtarëve radikalë të vaksinimit, në manifestim qenë të pranishëm shumë pjesëmarrës me flamuj qartësisht të krahut të djathtë ose me bluza të tilla.

Ngjarjet e rreth tri javëve më parë hapën një diskutim në lidhje me një qasje më të ashpër ndaj formave të tilla të protestës në kohën e pandemisë. Berlini tashmë ka ndaluar në të kaluarën dy mitingje të ideologut të teorive konspirative Attila Hildmann, sepse ai po hetohet për nxitje të urrejtjes dhe kërcënimeve. Edhe gjatë demonstratave të tij kishte pasur shkelje të kërkesave të tilla si të detyrimit për të mbajtur maskë dhe të respektimit të distancave minimale.

Këtë të shtunë qenë planifikuar demonstrata të reja. Pjesëmarrësit donin të marshonin nëpër zonën Berlin-Mitte nën moton “Të mblidhemi për lirinë” dhe të mblidheshin pasdite në Rrugën e 17 qershorit. Policinë e kishin njoftuar për 17.000 pjesëmarrës në demonstratë. Manifestimi pasues qe lajmëruar nga nisma Stuttgart Querdenken 711 (jo konfirmistët) – me 22.500 pjesëmarrës./DW

të fundit

Kryeministri Rama ndan foto-albumin me ministrat e kabinetit të ri

Këtë të premte, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë foto-albumin…

10 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…

34 minutes ago

Kuvendi mblidhet sot në seancën e parë të Legjislaturës 11-të, konstituohet qeveria e re

Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…

36 minutes ago

Aksident me vdekje në autostradën Rrogozhinë-Lushnje (EMRI)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…

54 minutes ago

EUROSTAT: Shqipëria, ndër vendet më të lira në Europë për të ngrënë jashtë

Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…

1 hour ago

Hetimet për Veliajn/ Klodiana Lala: Të përfshirë në çështje edhe shumë bashkëpunëtorë e familjarë të Ajola Xoxës

Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…

1 hour ago