Categories: Uncategorized

Mashtrim me kreditë, shkatërrohet grupi në Berat

Një grup prej 6 personash është shkatërruar në Berat pasi përfitonin duke mashtruar me kredi fiktive.

Gjashtë personat kanë përvetësuar 300 mijë lekë të reja duke realizuar blerje fiktive në disa subjekte dhe duke nënshkruar kontrata huaje me një subjekt të licensuar nga një shoqëri për “Dhënie kredie”.

NJOFTIM I POLICISË

Goditen raste të mashtrimit, me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kredia”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.

Vihet në pranga një përson, një tjetër shpallet në kërkim dhe 4 procedohen në gjendje të lirë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale e krimeve ekonomike e financiare, pas kallëzimeve të marra nga individë për mashtrim nga disa persona, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kredia”.

Në kuadër të këtij operacioni, u bë i mundur ndalimi i shtetasit A. H., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpall në kërkim policor shtetasi E. V., banues në Berat.

Gjithashtu, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. D., F. S., D. D. dhe R. S.

Shtetasi i ndaluar A. H., në bashkëpunim me shtetasin e shpallur në kërkim dhe ata të proceduar në gjendje të lirë, gjatë këtij muaji, nëpëmrjet mashtrimit duke realizuar blerje fiktive në disa subjekte, kanë përvetësuar shumën prej 300000 lekësh të reja, duke nënshkruar kontrata huaje me një subjekt të licensuar nga një shoqëri për “Dhënie kredie”.

Gjithashtu, gjatë operacionit kanë bërë kallëzime edhe dy shtetas të tjerë, të cilët gjatë muajit dhjetor 2019 dhe janar 2020 janë mashtruar nga shtetasit A. H., E. V. dhe F. D., duke u përvetësuar shumën prej 190.000 lekësh të reja.

Të dy shumat janë përfituar në subjektin e licensuar për kredidhënie, kredi që këta shtetas i merrnin në emër të subjekteve që kanë bërë kallëzim.

Të 6 shtetasit që kanë bërë kallëzim ishin mashtruar duke firmosur letra, për të cilat s’do mbanin asnjë përgjegjësi dhe nuk do kishin asnjë problem.

Këta shtetas, kur janë njoftuar nga institucioni i kredidhënies për kreditë e marra në emër të tyre, menjëherë kanë bërë kallëzim në DVP Berat.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Mashtrimi’’, kryer në bashkëpunim.

të fundit

Meteorologu Hakil Osmani zbulon si do jetë moti gjatë kësaj jave

Meteorologu i njohur Hakil Osmani, ka folur në lidhje me motin që na pret këtë javë, ku tha se në…

4 minutes ago

E trishtë/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta akademikja e njohur Arta Musaraj

Është ndarë nga jeta në moshën 51-vjeçare, akademikja e njohur Arta Musaraj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.…

35 minutes ago

Dosja “Partizani”/ Sot seanca paraprake, GJKKO pritet të vendosë nëse dosja për Berishën e Malltezin do kalojë për gjykim

Këtë të hënë, në orën 11:30, GJKKO do të mbajë seancën paraprake për dosjen “Partizani”, ku do të vendoset nëse…

52 minutes ago

Vijon numërimi i votave të diasporës/ Xhaçka kryeson ndaj Gjylametit, Jorida Tabaku merr mbi 20 mijë vota

Vijon numërimi i votave për diasporën, që është edhe përcaktuese për kandidatët, që do të hyjnë në parlament, nga ana…

1 hour ago

Eurostat: Shqipëria kryeson në Europë me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

Ekonomia e vendit po rritet me ritme më të shpejta se sa ulja e numrit të personave që vuajnë nga…

2 hours ago

Begaj uron Presidentin e zgjedhur të Rumanisë, Nicusor Dan: Të thellojmë bashkëpunimin mes vendeve tona

Këtë të hënë, përmes një reagimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka…

2 hours ago