Categories: Uncategorized

Masakra e Srebrenicës, reagon Meta

Presidenti i vendit Ilir Meta, ka kujtuar sot 25 vjetorin e Masakres se Srebrenices, duke e quajtur ate “gjenocid i një shkalle të paprecedentë në zemër të Europës, qe nuk duhej të ishte lejuar të ndodhte”.

Meta shkruaj se mizori të tilla nuk duhen lejuar kurrë më të ndodhin në rajonin tonë.

Të lidhura

None found

Mesazhi i Metës

Masakra që ndodhi në Srebrenicë 25 vjet më parë, ishte gjenocid i një shkalle të paprecedentë në zemër të Europës, që nuk duhej të ishte lejuar të ndodhte.

11 korriku 1995 shënon një moment historik të rëndësishëm dhe të paharruar për të gjithë ne. Ndërsa sot kujtojmë viktimat e pafajshme dhe të gjithë ata që pësuan tmerre të paimagjinueshme në gjenocidin e Srebrenicës, duhet të reflektojmë dhe t’i shqyrtojmë me shumë kujdes veprimet tona, për t’u dërguar një mesazh të qartë brezave të ardhshëm, për të mos i harruar dhe për të mos i lejuar kurrë më të tilla mizori të ndodhin në rajonin tonë.

Është e një rëndësie jetike që bashkëjetesa etnike-fetare dhe kulturore të ruhet e të forcohet, pa lejuar askënd të helmojë dhe të përçajë popujt dhe kombet tona, qoftë edhe duke ricikluar ide që sjellin ndërmend shpërnguljet masive, në mënyrë që tragjeditë e përjetuara t’i përkasin vetëm të kaluarës së hidhur por jo shumë të largët të rajonit.

Duke ju bashkuar sot lutjeve për shpirtrat e viktimave dhe dhimbjes së patreguar që përjetuan popujt dhe kombet e Ballkanit, në nderim të kujtimit të tyre, duhet të forcojmë bashkëpunimin dhe bashkëjetesën për të ecur përpara drejt të ardhmes së përbashkët në Bashkimin Europian. /albeu.com/

të fundit

KEDS urges residents to stay away from power lines amid strong winds

Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…

56 minutes ago

Kurti meets Canadian Prime Minister Mark Carney at European Political Community summit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…

56 minutes ago

Malaj on NATO summit: Albanians will pay 145 million euros, Rama has lost his sense of humanity

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…

57 minutes ago

IKMT chief Afrim Qendro dismissed

Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…

57 minutes ago

We ended dinner with a win, together with my sister” / Rama on the Red and Blacks’ success: Meloni and the Finnish prime minister were at the table, Macron was…

Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…

57 minutes ago

Death of 20-year-old in Dubai after cocaine packet ruptured in his stomach: Mother and stepfather appear in court

Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…

57 minutes ago