Categories: Uncategorized

Marrëveshja korruptive që po shtrenjton banesat në Tiranë: Miliona euro për koncensionarin në Sharrë duke mos bërë asgjë

Çmimi i apartamenteve në Tiranë dhe qytete të tjera ka vijuar të rritet për një mori shkaqesh, të cilat nisin nga vetë kompanitë e ndërtimit e përfundojnë tek kostot e larta për shkak të taksave si edhe shpenzimeve të tjera që duhet të bëjnë ndërtuesit deri në përfundimin e godinës.

Një ndër këto shpenzime është pikërisht ai që rrjedh nga depozitimi i dherave pas hapjes së gropave për fillimin e ndërtimeve. Sipas marrëveshjes koncensionare që Ministria e Mjedisit ka lidhur për 30 vjet me kompaninë e inceneratorëvë “Integrated Energy B. V”, e cila administron edhe landfillin e Sharrës.

Të lidhura

None found

Sipas kësaj marrëveshjeje, që do të zgjasë 30 vjet, çdo ndërtues duhet që të dërgojë me makinat e tij tek inceneratori i Sharrës të gjitha dherat dhe inertet që krijohen për hapjen e gropës ku do të ndërtohet pallati.

Pasi i ka dërguar atje, ndërtuesi duhet të paguajë kompaninë në fjalë 480 lekë për çdo ton dhe të depozituar me argumentin se kompania e inceneratorëve do të vijojë me trajtimin e tyre dhe kthimin në të padëmshme për mjedisin.

Përllogaritet që mesatarisht një kompani ndërtimi të paguajë 100 euro për një kamion që dërgon në këtë landfill, ndërsa mesatarisht kostoja shtesë nga kjo aferë vetëm për hapjen e gropës së pallatit, e cila i ngarkohet më pas qytetarëve, është mes 50 deri në 60 mijë euro.

Absurdi në gjithë këtë histori bëhet edhe më i madh kur edhe bashkia e Tiranës, e cila ka territorin nën administrim, detyrohet që të paguajë 29 euro për mbetjet e banorëve të kryeqytetit që depoziton në këtë landfill.

Përllogaritet që gjatë një viti, bashkia e Tiranës t’i paguajë këtij koncensionari mesatarisht 10 deri në 12 milion dollar vetëm për të depozituar plehrat e Tiranës, por më e madhe është kostoja për ndërtuesit, të cilët më pas ia kalojnë atë qytetarëve që blejnë apartamente apo njësi shërbimi.

Çfarë ndodh me dherat?
Sipas marrëveshjes koncensionare, presupozohet se pasi kompanitë ia dërgojnë koncensionarit dherat e marra nga hapja e gropave për ndërtim, ajo i përpunon ato duke ndarë veç e veç betonin, hekurin, mbetjet plastike etj., duke i bërë ato të padëmshme përmes trajtimit.

Pagesa 480 lekë për 1 ton dhe që kompani ndërtimi dërgon në këtë landfill presopozohet së bëhet pikërisht për këtë shërbim.

Por çfarë ndodh?

Dherat e dala nga gropat që hapen për ndërtim janë kryesisht të pastërta dhe nuk kanë nevojë për trajtim. Kështu, këto para, pra 480 lekë për ton janë të ardhura “qyl” që kompania koncensionare e landfillit të Sharrës i merr nga ndërtuesit përmes një marrëveshjeje korruptive me autoritetet shtetëror.

Kompanitë nuk lejohen të ripërdorin dherat e tyre

Mund të ndodhë që një kompani ndërtimi të nxjerrë dhera nga një gropë që po hap për të ndërtuar të ketë nevojë që t’i depozitojë ato sërish në një territor tjetër sërish për qëllime ndërtimi, siç mund të jetë mbushja e ndonjë hapësire për lulishte apo qëllime të ngjashme. Mirëpo as kjo nuk lejohet sipas marrëveshjes korruptive me kompaninë koncensionare të landfillit të Sharrës.

Praktikisht, kompania e ndërtimit nuk mund të përdorë as dherat që nxjerr vetë.

Fillimisht ajo duhet t’i ngarkojë tek kamionët e saj, t’ia dërgojë koncensionarit duke paguar edhe 480 lekë për ton dhe më pas, t’ia blejë atij sërish duke i ngarkuar tek kamionët e saj për t’i ripërdorur.

Duket e çuditshme dhe tepër korruptive, por ja që në vjedhje si kjo është legale dhe i ngarkohet më së tepërmi qytetarëve. /albeu.com

të fundit

Ramadan Morina para gjykatës për krimet e luftës në Burim të Malishevës

I akuzuari për krime lufte kundër popullatës civile gjatë vitit 1999 në Kosovë, Ramadan Morina, është sjell para Gjykatës Themelore…

15 seconds ago

LSDM akuzon Mickoskin dhe Slaveskin për sjelljen e Alta Bank në Maqedoni

Nga LSDM thonë se "për Alta Bankën, e gjithë përgjegjësia është e Hristijan Mickoskit dhe Trajko Slaveskit, ata e sollën…

6 minutes ago

Liga e Kampionëve mbyll xhiron e katërt pa përballje derbi

Sot në mbrëmje, do të përfundojë xhiro e katërt e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Shtatë ndeshje do…

12 minutes ago

Yamal arrin 14 gola dhe vendos rekordin e ri për lojtarët nën 20 vjeç në Ligën e Kampionëve

Lamine Yamal vazhdon të thyejë rekorde. Sulmuesi i krahut të djathtë i Barcelonës vazhdon të shkruajë emrin e tij në…

12 minutes ago

Christa Pike, 50 vjeçe, i mbijetoi dy raundeve të injeksionit vdekjeprurës; dokumentet zbulojnë një formë të rrallë kanceri

Avokatët e Christa Pike kishin paralajmëruar autoritetet amerikane për rreziqet serioze shëndetësore që mund të sillte ekzekutimi i saj me…

12 minutes ago

Sulm kibernetik ndaj frigoriferëve të gjakut në Francë, hakerat tentojnë ta vendosin temperaturën në 110 gradë Celsius

Një sulm kibernetik ka vënë në shënjestër instalimet frigoriferike që përdoren nga Shërbimi Kombëtar i Gjakut në Francë, duke rrezikuar…

13 minutes ago