Categories: Uncategorized

Marrëveshja e detit, Greqia shpejton procedurat për bisedime me Shqipërinë

Marrëveshja e detit ka shkaktuar një zhurmë të madhe në vendin tonë për shkak të deklaratës së kryeministrit grek se Greqia ishte zgjeruar me 12 milje.

Qeveria greke po shpejton procedurat për një marrëveshje për përcaktimin e zonës ekskluzive ekonomike me Shqipërinë, duke vazhduar kundërsulmin diplomatik që ka çuar tashmë në krijimin e zonave detare të Greqisë me Italinë dhe Egjiptin.

Të lidhura

None found

Media greke “Tovima.gr” shkruan sot se sipas informacioneve Ministri i Jashtëm Nikos Dendias së shpejti do të vizitojë Tiranën për bisedime, por ende nuk është caktuar ndonjë datë. “Kanalet me qeverinë shqiptare, megjithatë, janë të hapura dhe ka shumë të ngjarë që vizita në Tiranë që do të lançojë zhvillimet do të nisin me kthimin e Nikos Dendias nga Neë York, ku të premten ai është planifikuar të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres.

Në debatin e fundit në Parlament mbi ratifikimin e marrëveshjeve për zonat detare me Italinë dhe Egjiptin, të dy Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm grek informuan delegacionin kombëtar se plani i Athinës është të rinisë bisedimet me qeverinë shqiptare për një zgjidhje përfundimtare: shënjimi në pritje i zonave detare.

Nikos Dendias tashmë kishte pasur një bisedë telefonike me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, me të cilin u ra dakord për të përsëritur ‘bisedimet së shpejti, pas zgjerimit të ujërave territoriale greke në Jon, për të zgjidhur çështjen e zonave tona detare me Shqipërinë’, tregues i klimës që po formohet dhe reagimi pozitiv i Ministrit të Jashtëm shqiptar ndaj njoftimit paraprak të Kyriakos Mitsotakis për shtrirjen e ujërave territoriale në Jon nga 6 në 12 milje”, shkruan Tovima.

të fundit

Maqedonia e Veriut shënon mbi 35 për qind më pak viktima në rrugë gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026

Rrugët e Maqedonisë së Veriut kanë marrë 62 jetë njerëzish gjatë tetë muajve të parë të këtij viti. Edhe pse…

5 minutes ago

Në 43-vjetorin e shpalljes së Republikës Turke të Qipros Veriore, Erdogan: Qiproja mbetet çështje kombëtare

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka përsëritur qëndrimin e Ankarasë për çështjen e Qipros, duke deklaruar se ishulli përbën një…

10 minutes ago

Strategjia për ish-drejtuesit e UÇK-së, Çitaku dhe Arifi konfirmojnë veprime pa zbuluar hollësitë

Hartimi i strategjisë për mbështetjen e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënuan në shkallë të parë…

17 minutes ago

Geoffrey Hinton warns: Artificial intelligence could escape human control within three years

Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës artificiale” ka paralajmëruar se IA mund t'i tejkalojë…

18 minutes ago

From Fatos Nano to Elisa Spiropali, expulsions and departures from the Socialist Party over the years

Përjashtimet dhe largimet nga Partia Socialiste e kanë shoqëruar historinë e kësaj force politike, duke prekur figura të rëndësishme të…

18 minutes ago

Weather today: Clear skies in the morning, clouds and rain after midday

Sot e diel, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime në pjesën e…

18 minutes ago