Categories: Uncategorized

Marchisio zbulon historinë unike: Conte donte të gjunjëzonte, por Vidal është bërë prej hekuri

Claudio Marchisio është personi që Arturo Vidalin e njeh shumë mirë. Ata ndnë vite të rëndësishme bashkë, me fanellën e Juventusit, kur mesfusha bardhezi ishte një nga më të frikshmet në Itali dhe Europë. Ngjarjet më pas i ndanë:. “Princi” është në “pension” tashmë, edhe pse 33 vjeç. Në të njëjtën moshë, kiliani është bërë lojtar i Interit, kohët e fundit, ku ka gjetur mentorin e tij, Antonio Conte.

Në një fragment nga libri “Historia e Juves në 50 portrete”, Marchisio kujton kohërat e mira në Torino, kur Vidal alternoi me të “edhe netë pa gjumë, por me lojëra të shkëlqyera në fushë”: “Një herë Conte u përpoq t’ia nxirrte dufin në një nga seancat stërvitore. Përdori metoda rraskapitëse, por të dështuara. Disa herë ka ndodhur që ndonjë aventurë e ekzagjeruar e natës e Arturo kishte arritur në veshin e trajnerit Conte.

Të lidhura

None found

Ai nuk është tipi që merret direkt me fajtorin, preferon ta ndëshkojë atë me stërvitje sfilitëse. Duke besuar në faktin se nata pa gjumë ia kishte venitur energjinë, Conte i tha Vidal se për atë ditë kishte vendosur ta angazhonte në stërvitje atletike. Për këtë arsye, nuk kishte punë me topin, sepse duhej të vraponte shumë, pa mbarim. Ai donte ta testonte Vidal pas një nate pa gjumë, ta ndëshkonte në këtë mënyrë, që ta kuptonte gabimin”.

Megjithatë, Vidal nuk ndjeu lodhjen më të vogël, duke prishur planin origjinal të teknikut salentin. “Problemi është se Arturo është bërë prej hekuri dhe, pas një numri të caktuar kilometrash, kur ne mezi merrnim frymë nga lodhja, ai vazhdoi të vraponte në krye të grupit, duke biseduar sikur të ishte në lokal”.

të fundit

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

Rasti i ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane, të cilat e shohin…

4 minutes ago

Greqia synon të krijojë qendër për migrantët e refuzuar në Afrikë: Marrëveshja me një vend është arritur

Gjatë presidencës së saj të Këshillit të BE-së verën e vitit 2027, Greqia njoftoi planin për ngritjen e një qendre…

5 minutes ago

Përplasja për naftën në Falkland shpërthen sërish, Milei paralajmëron Britaninë për veprime ligjore

Argjentina ka kërcënuar se do të nisë procedura ligjore ndërkombëtare kundër Mbretërisë së Bashkuar nëse nuk ndalen punimet për nxjerrjen…

5 minutes ago

Të shtëna vdekjeprurëse në Guatemalë: shtatë të vrarë, ngrihen dyshime për ushtrinë

Forcat e armatosura të Guatemalës mohuan përfshirjen në dhunën që la të paktën shtatë të vdekur, përfshirë një vajzë të…

5 minutes ago

Van Dijk si alternativë për Barcelonën, Flick kundërshton transferimin e holandezit

Një zhvillim i papritur ka dalë në pah rreth të ardhmes së një prej mbrojtësve më të rëndësishëm të Liverpoolit.…

11 minutes ago

LAMM: Qarkullim i rregullt në kufi, pa radhë të gjata për hyrje dhe dalje

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.Nga atje thonë…

18 minutes ago