Categories: Uncategorized

MAQEDONI E VERIUT/ Qytetarët nuk ia prishin qejfin vetes, kafenetë plot (VIDEO)

Derisa fakultetet dhe shkollat janë boshatisur, restorantet dhe kafiteritë në kryeqytet janë përplot. Rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë janë që të shmangen tubimet për shkak të koronavirusit, megjithatë qytetarët nuk ia prishin qejfin vetes.

Qytetar: Jam student në fakultet.

Gazetare: Pse ke dal?

Qytetari: Normalisht unë e mendoja meqë nuk ka numër të madh të të infektuarve, vetëm kafiteritë do të jenë të mbushura dhe rrugët.

Gazetare: Ku po shkon tash në kafe?

Qytetari: Po në kafe.

Rekomandimet nuk po i zbatojnë as të moshuarit. Stacionet e autobusëve janë përplot. Ata thonë se nuk e kanë frikë koronavirusin.

“Megjithatë unë nuk kam frikë, mendoj se çështja po fryhet dhe mjekësia do ta zgjidh. Unë dal çdo ditë, nuk kam frikë, ta shohim çfarë do të ndodh. Shfrytëzoj sapun dhe mbaj higjienë, mendoj se kjo është e mjaftueshme”, deklaroi qytetari.

Ka prej tyre që as nuk dezinfektohen dhe as nuk pranuan të dezinfektojnë duart nga ne.

Qytetari: Jo, nëse do Zoti bëhet nëse jo, jo.

Gazetarja: A shfrytëzoni mjete dezinfektuese?

Qytetari: Asgjë, vetëm me Zotin përpara.

Edhe në Tetovë gjendja është e njëjtë.

“Masat janë marrë aq sa kanë marrë edhe vendet tjera. Nuk arsyetohet histeria që bëhet, askush nuk do që korona t’i hyj në shtet por kur ka hy në Itali e në Francë, çfarë ngelet për Maqedoninë”, deklaroi qytetari.

Qytetari: Jo nuk kam frikë.

Gazetarja: A mendoni se janë ndërmarrë masat e duhura?

Qytetarja: Jo nuk mendoj se janë marrë masat e duhura.

Nga ana tjetër sektori i turizmit po ankohet se mund të pësoj dëme nga Covid19. Përfaqësuesit e Odave turistike dolën me kërkesa ndaj Ministrisë së Ekonomisë që të zbuten dëmet në turizëm. Njëra prej tyre është që për gjashtë muaj me radhë të ulet TVSH-ja për ushqimin nëpër restorante nga 18% në 5%.

“Duhet t’i jepet përkrahje turizmit vendor, sepse te njerëzit po mbizotëron panik dhe frika për të udhëtuar jashtë vendit, tashmë edhe në vendet përreth kanë frikë të udhëtojnë. Apelojmë te qytetarët tanë që në periudhën dhe festat e Pashkëve nëse vazhdon të përhapet virusi, t’i kenë parasysh hotelet dhe bukuritë maqedonase, me këtë do ti jepet përkrahje hotelierëve, të cilët po kalojnë në periudhë të vështirë, restoranteve njëjtë”, tha Vlladimir Gramatikov nga Oda e Turizmit.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi përmes një komunikate ka thënë se po ndjek situatën në të gjitha degët industriale në vend dhe së është i vetëdijshëm për pasojat, por për momentin përparësi ka shëndeti i qytetarëve.

Ndryshe Qeveria dje ka dalë me rekomandime dhe masa shtesë për shkak të virusit korona i cili është përhapur në vend, dhe për personat që nuk respektojnë këto masa do të pasojnë sanksione.

të fundit

Parashikimi i horoskopit 21 Qershor, ja shenjat më me fat

Dashi Me Hënën që hyn në shenjën tuaj, parashikohet një ditë interesante. Është momenti ideal për të vënë në jetë…

7 hours ago

Protesta masive në Lindjen e Mesme kundër sulmeve izraelite ndaj Iranit

Protesta të mëdha kanë shpërthyer sot në disa vende të Lindjes së Mesme në përgjigje të sulmeve të fundit ushtarake…

7 hours ago

Tjetër aksident, përmbyset makina në Tepelenë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mezhgoran të Tepelenës. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Leklit…

8 hours ago

Plas sherri në Tiranë, burri shkon në shtëpinë e ish-gruas, konfliktohet me grushta me të afërmit e saj

Një përplasje fizike është regjistruar në zonën e Astirit në Tiranë, ku një burrë ka shkuar pranë banesës së ish-bashkëshortes…

8 hours ago

Stafi i Real Madridit e ka këshilluar Alonson që të mos përdorë tre lojtarë në Kupën e Botës për Klube

Real Madridi mund të jetë i detyruar të kursejë disa nga emrat kryesorë në Kupën e Botës për Klube që…

8 hours ago

Irani sulmohet edhe nga nëntoka! Tërmeti 5.1 ballë lëkund veriun e vendit, frikë dhe panik në rajon mes sulmeve izraelite

Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter ka goditur Iranin verior, në një moment kur vendi ndodhet në mes…

8 hours ago