Kapiteni i Bajern Mynihut dhe i kombëtares gjermane në futboll, Manuel Neuer, u filmua duke kënduar një këngë të diskutueshme gjatë pushimeve në Kroaci.
Në videon që u shpërnda në mediat sociale, Neuer shihet me një grup burrash në një plazh duke kënduar “Lijepa li si” (E bukur je).
Kjo këngë i referohet Herceg-Bosnjës, një zone në Bosnje dhe Hercegovinë, të pretenduar nga nacioanlistët kroatë në vitet 1990, të cilët mbështeteshin nga Qeveria në Zagreb gjatë luftërave në Ballkan.
Neuer aktualisht është në pushime në Kroaci me trajnerin e tij të portierëve, Toni Tapalloviç, shkruan BBC.
Tapalloviç ka lindur në Gjermani, por është me origjinë kroate.
Nuk është e qartë nëse Neuer i ka kuptuar fjalët e këngës.
Menaxheri personal i tij i tha gazetës Bild se ai nuk flet kroatisht.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…