Categories: Uncategorized

Manastirliu tregon skenaret: Nëse kalojmë 500 të shtruar, hapim spitalet rajonale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Manastirliu ka deklaruar nga Spitali i Fierit ka deklaruar se sistemi shëndetësor po përgatitet për çdo skenar, për të përballuar epideminë e shkaktuar si pasojë e COVID19, duke përfshirë edhe spitalet rajonale.

Manastirliu tha se nëse do të tejkalohet numri i pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID19, që do të marrin trajtim në spitalet e dedikuara COVID, po forcohen kapacitetet në spitalet rajonale, me qëllim ofrimin e shërbimit edhe në këto spitale.

“Ne kemi filluar tashmë dhe kemi bërë realitet forcimin e kapaciteteve të terapive intensive edhe në spitalet rajonale, në mënyrë që të fillojmë parapërgatitjet, që të mundemi të jemi gati edhe në rastet kur mund të kemi një rritje të numrit të pacientëve në spitalet tona, kur do të tejkalohet numri i 500 pacientëve të planifikuar për t’u trajtuar në 4 spitalet Covid, që janë të destinuara, sipas një plani të mirëstrukturuar dhe skenarëve që tashmë ne i kemi të planifikuar, edhe spitalet rajonale të mundet të trajtojnë rastet. Për këtë qëllim ne kemi vijuar pajisjen me setet e nevojshme të aparaturave, për urgjencën dhe reanimacionin, që përfshin monitorë të matjes së parametrave vitalë të pacientit, respiratorë apo aspiratorë, shiringa elektrike, EKG”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se shërbimi mjekësor po vijon shërbimet me kapacitet të plotë, Ministrja e Shëndetësisë vlerësoi punën e shërbimit të hemodinamikës në spitalin rajonal të Fierit, ku, nga Janari janë kryer 421 ndërhyrje.

“Ishte e pamenduar pak vite më parë, kur spitalet rajonale ishin veçse përcjellëse të pacientëve drejt Tiranës, të kryheshin procedurat delikate në zemër në këto spitale. Falë investimeve që qeveria shqiptare ka bërë, falë punë së jashtëzakonshme të ekipeve të mjekëve dhe të infermierëve, është bërë e mundur që spitalet rajonale të ofrojnë shumë më shumë shërbime afër vendbanimit. Kjo falë edhe investimeve që janë kryer në teknologji, por edhe për faktin se ka sot më shumë mjekë kanë përfunduar specializimet dhe janë atashuar pranë spitaleve rajonale për të ofruar këto shërbime kaq shumë të rëndësishmë, jetike për qytetarët”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se qeveria shqiptare do të vijojë me transformimin e sistemit shëndetësor dhe mbështetjen për mjekët dhe infermierët, nëpërmjet rritjes së pagave dhe përmirësimit të kushteve të punës.

“Mbështetja për mjekët dhe infermierët nuk do të mungojë. Ky është prioritet, ka qenë dhe mbetet prioritet i qeverisë shqiptare, për të vijuar mbështetjen maksimale qoftë nëpërmjet rritjes së pagave për mjekët dhe infermierët, qoftë nëpërmjet bonuseve, qoftë nëpërmjet mbështetjes për krijimin e kushteve më të mira të punës. Ashtu sikurse e kemi treguar në këto vite, kemi përmirësuar rrënjësisht sistemin shëndetësor në çdo spital, në çdo qendër shëndetësore. Patjetër që mbetet ende shumë për të bërë. Sepse ashtu siç e gjetëm shëndetësinë ku spitalet ishin thjesht godina të amortizuara, tashmë janë bërë me të vërtetë qendra që ofrojnë shërbime, por të cilat gjithmonë kanë nevojë për t’u përmirësuar edhe më shumë”, tha Manastirliu.

të fundit

Horoskopi 27 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet tuaja sot, mund të ndiheni të ndarë mes dëshirës…

54 minutes ago

“Kam dyshimet e mia, jam tërhequr”, Elijona stepet nga Klodit: Shumica kanë qejf të na ndajnë

Është publikuar edhe një klip me disa nga momentet në mes të Elijona Binakajt dhe Klodian Mihajt. Sërish u diskutua…

1 hour ago

Vizita e Ramës në Izrael, Qori: Na ka poshtëruar si vend dhe si popull, Netanyahun duhet ta arrestojmë po shkeli në Shqipëri!

Kryetari i "Lëvizja Bashkë", Arlind Qori, gjatë një prononcimi për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se me vizitën…

1 hour ago

Jo vetëm Rama, edhe Dodik i ftuar në të njëjtin aktivitet në Izrael

Kryeministri Edi Rama u mburr sot se ishte i ftuar të mbante një fjalim në parlamentin izraelit, madje duke e…

1 hour ago

“Vetëm ky baba këtu m’zen mua”/ Alba tregohet më e vendosur se kurrë për dashurinë e saj ndaj Limit

Alba është e vendosur në dashurinë e saj ndaj Limit. Aq shumë, sa ajo e pranon se vetëm Limi ka…

2 hours ago

Osmani për projektligjin për Luginën e Preshevës: Diskriminimi sistematik ndaj shqiptarëve më nuk është i padukshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se avancimi i Projektligjit për vlerësimin e diskriminimit në Luginë të Preshevës dërgon mesazhin…

2 hours ago