Categories: Uncategorized

Manastirliu sqaron hapjen e sistemit shëndetësor: Kur do të zgjerohet fasha e orarit në poliklinika

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu u shpreh sot se hapja e sistemit shëndetësor do të jetë me faza.

”Duke filluar nga kjo javë e në vazhdim do të hapen fashat orare të vizitave në qendra shëndetësore dhe poliklinika, në parametra dhe protokolle sigurie për respektimin e distancimit fizik, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe personelit shëndetësor nga përhapja e COVID19”sqaroi Manastirliu.

Megjithatë, do të vijojë të rekomandohet për të sëmurët kronikë të shmangin sa më shumë të jetë e mundur kontaktin me institucionet shëndetësore.

“Asnjëherë sistemi shëndetësor nuk ka qenë i mbyllur, përkundrazi, për të gjitha urgjencat dhe nozologjitë që kanë kërkuar trajtim, sistemi shëndetësor është përgjigjur në kohë dhe me cilësi për qytetarët. Sistemi shëndetësor do të hapet me faza dhe do të fillohet me planin e hapjes së vizitave në kujdesin parësor dhe specialistik, ndërsa për konsultat apo ndërhyrjet kirurgjikale do të jetë një fazë e mëtejshme”, tha Manastirliu.

Sipas Ministres së Shëndetësisë, fillimisht pas datës 11 Maj, do të vlerësohet hapja e mëtejshme e sistemit shëndetësor.

“Pasi të vlerësohet kjo periudhë dy javore se si do të shkojë epidemia, Komiteti Teknik i Ekspertëve do të vlerësojë për fazat e mëtejshme të hapjes së sistemit shëndetësor. Për ne ka rëndësi mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe stafeve mjekësore”, tha Manastirliu.

Aktualisht të gjithë strukturat shëndetësore po përgatiten me vendosjen e masave të sigurisë, në zbatim të protokollevem, duke respektuar masat e distancimit, kushtet e higjienës dhe këto do të monitorohen rregullisht. Ministrja e Shëndetësisë tha se do të vijojnë vizitat dhe konsultat online edhe gjatë kësaj periudhe. Që nga fillimi I epidemisë, janë kryer 106 mijë vizita online dhe 7700 konsulta të specializuara tek mjekët.

të fundit

Eksplozivi në hotelin e njohur si biznes i Vangjush Dakos, policia del me njoftim zyrtar

Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me sasi e lëndës eksplozive e cila u gjet…

16 minutes ago

Taksia përplas motorin në Vlorë, i plagosuri niset me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ali Demi” në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet…

35 minutes ago

Panik në Durrës/ Zbulohet një pako me eksploziv pranë hotelit të Vangjush Dakos

Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…

1 hour ago

Vrau dy persona në Shkodër dhe plagosi dy të tjerë, izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë Ragip Gila

Ragip Gila, autori i dyshuar i atentatit në Shkodër, po mbahet i izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Për shkak…

1 hour ago

Dardan Cena shpallet kampion i Ballkanit në xhudo

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…

2 hours ago

Deputeti i PD reagon për aksionin e IKMT në Valbonë: U ndërtuan me mund e djersë

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…

2 hours ago