Categories: Uncategorized

Manastirliu ironizon në ditë për diell Bashën: Shifrat e pandemisë s’ngatërrohen si veprimet e thjeshta aritmetikore

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu si rrallëherë i është përgjigjur kreut të PD-së, Bashës në lidhje me akuzat e këtij të fundit ndaj qeverisë për menaxhimin e situatës COVID-19.

“Shifrat zyrtare të pandemisë nuk mund të ngatërrohen me të njëjtën lehtësi si veprimet e thjeshta aritmetikore. Grafikët që ndihmojnë për interpretimin e këtyre shifrave, duhet të lexohen ashtu siç janë dhe jo të përmbysur.

Të lidhura

None found

Shifrat reale, ato që mjekët e strukturave drejtuese të partisë së Z. Basha nuk ia thonë, e nxjerrin Shqipërinë në një pozicion më të mirë – aspak më të keq – se sa shumë vende të rajonit, në këtë luftë që ende nuk ka përfunduar dhe bilanci i së cilës, bëhet vetëm në fund”, thekson Manastirliu.

POSTIMI I PLOTE

Ftoj Kryetarin e Partisë Demokratike, që ashtu siç e pranoi se pandemia që ka prekur mbarë botën nuk ka ardhur prej qeverisë, të reflektojë edhe mbi këto fakte të thjeshta, që hedhin dritë mbi menaxhimin që qeveria shqiptare i ka bërë pandemisë:

🟢 Prej muajit korrik, numri i testimeve është dyfishuar dhe do të vijojë të rritet bazuar në strategjinë tonë për kufizimin e përhapjes së virusit, të hartuar nga ekspertët e Komitetit Teknik në zbatim të rekomandimeve të OBSH. Mbi këtë Strategji bazuar në nevojat reale ekipet e shëndetësisë në terren, testojnë, gjurmojnë dhe izolojnë cdo rast të dyshuar, duke berë të mundur që mbi 80% e rasteve të izolohen brenda 48 orëve.

🟢 Ka një arsye përse Shqipëria ka sot përqindjen më të ulët të mjekëve dhe infermierëve, që janë infektuar, për shkak të Covid19. Nëse do të pyesë stafet mjekësore që shërbimin ua ofrojnë qytetarëve tek koka e krevatit, dhe jo nëpërmjet dritares së Facebook-ut, me siguri do të mësonte se Shqipëria është ndër të paktët vende të rajonit ku mjetet e mbrojtjes personale për stafet mjekësore nuk kanë munguar për as edhe një sekondë, që kur u shfaqën rastet e para të infeksionit në Shqipëri.

🟢 Shifrat zyrtare të pandemisë nuk mund të ngatërrohen me të njëjtën lehtësi si veprimet e thjeshta aritmetikore. Grafikët që ndihmojnë për interpretimin e këtyre shifrave, duhet të lexohen ashtu siç janë dhe jo të përmbysur. Shifrat reale, ato që mjekët e strukturave drejtuese të partisë së Z. Basha nuk ia thonë, e nxjerrin Shqipërinë në një pozicion më të mirë – aspak më të keq – se sa shumë vende të rajonit, në këtë luftë që ende nuk ka përfunduar dhe bilanci i së cilës, bëhet vetëm në fund.

🟢 Bonusi prej 1000 Euro për mjekët, infermierët, epidemiologët dhe 500 Euro për sanitarët, shoferët e autoambulancave, është realitet prej shtatë muajsh dhe do të zgjasë deri ditën e fundit të kësaj pandemie.
🟢 E fundit, sa për pagat e mjekëve, ata janë shumë të kthjellët për të bërë dallimin mes një rritjeje prej 40% që po bëhet realitet, dhe premtimeve, të cilave po t’u besosh sot, është njësoj si të shohësh shinat e hekurta të tramvajit nëpër rrugët e Tiranës.

të fundit

Errësira ka përfshirë Kosovën, Tahiri: Krizat me rrymën po ia bëjnë jetën të padurueshme qytetarëve

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës Besnik Tahiri ka kritikuar sot Qeverinë e Kosovës për gjendjen në sektorin energjetik, duke…

11 seconds ago

Mbi 100 banesa të ndërtuara e të rinovuara në Medvegjë, Salihu kërkon që kthimi i adresave të pasivizuara të jetë prioritet

Mbi 100 shtëpi janë ndërtuar dhe rinovuar vitet e fundit në fshatrat përreth Medvegjës, pavarësisht pasivizimit të adresave të shqiptarëve.…

32 seconds ago

“E pabesueshme, nuk e kuptoj me Hysajn”/ Maran për dilemën e madhe te Kombëtarja: Manaj dhe efekti Muçi! Ja pse nuk luan Kristian Shpendi

Rolando Maran është intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport” pas suksesit me Kombëtaren. Kuqezinjtë e mbyllën të parët në Grupin…

10 minutes ago

Plani i Kurtit: 1 miliard euro importe të zëvendësohen me prodhim vendor brenda katër viteve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se brenda 4 vjetësh synon të zëvendësojë 1 miliard euro importe me prodhime…

11 minutes ago

Rektori i UP-së mohon kërcënimet në email, i hapur për dialog me studentët

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, ka mohuar se emaili i dërguar ndaj studentëve të Fakultetit të Mjekësisë përmban…

12 minutes ago

Nagavci: Krasniqi’s meeting with his wife in Prishtina produced distressing scenes, the establishment of the Special Court remains a mistake

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka folur në Kuvendin e Kosovës për qëndrimin e Jakup Krasniqit…

12 minutes ago