Rei Manaj nuk dyshon aspak se Barcelona është klubi më i madh në historinë e futbollit. Futbollisti i Shqipërisë, i cili tashmë do të luajë për të rinjtë e Barcelonës, pranon se hodhi poshtë çdo propozim të klubeve të tjera në momentin që katalanasit u interesuan për të.
Në intervistën e tij të parë si lojtar i Barcelonës B, 22-vjeçari tregon se synon që sezonin e ardhshëm skuadra të ngjitet në La Liga 2.
None found
“Mendoj se është një nga ditët më të rëndësishme të jetës sime. Vij te një klub i madh, për të cilin mendoj se është më i madhi në historinë e futbollit. Mezi prej që të luaj me ekipin e ri. Kur Barcelona më bëri ofertë, nuk pranova të merrja në shqyrtim asnjë propozim tjetër dhe e vetmja gjë që dëshiroja ishte të mbërrija sa më shpejt këtu. Tani jam shumë i lumtur.
Shpresoj që ta ndihmoj sa më shumë skuadrën time të re. Një sulmues duhet të shënojë dhe uroj që këtë gjë ta realizoj këtu. I kam vendosur vetes disa synime personale, por mbi të gjitha dëshiroj që skuadra të ngjitet në kategorinë e dytë. Barcelona është klubi më me rëndësi në botë, prandaj këtu gjithçka shkon në mënyrë perfekte”, shprehet Manaj.
Manaj firmosi për 3 vite me Barcelonën B dhe do të mbajë veshur fanelën me numrin 22, ndërsa klubi ka vendosur se për të prishur klauzolën e tij duhet të paguhen 50 milionë €.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…