Categories: Uncategorized

Mallkimi i rrugëve, një i vdekur dhe tre të plagosur në Lushnjë e Vlorë

Një person humbi jetën, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur në tre aksidente të ndryshme të ndodhura sot pasdite në Lushnje dhe Vlorë.

Shpetim Bajaziti nga fshati Ardenice e Lushnjes humbi jetën mesditën e kësaj të enjteje teksa udhëtonte me motoçikletë.

Sipas policisë 52 vjecari ka rëshqitur duke u përplasur në tokë. Në momentin e aksidentit Shpetim Bajaziti nuk mbante në kokë kaskën mbrojtëse. Për shkak të plagëve të shumta në kokë. 52 vjecari ndërroi jetë rrugës për në spital.

Ndërkohë policia e Lushnjes bën me dije se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia me të cilën udhëtonte viktima.

Aksidenti ndodhi përgjatë rrugës së vjetër të Kolonjës, çka solli edhe bllokimin e saj për disa minuta.

Ndërkohë në orët e pasdites një tjetër aksident me dy të plagosur u regjistrua sërish në Lushnje. Të plagosur mbetën një çift bashkëshortësh të cilët udhëtonin me nje motorr të improvizuar per grumbullimin e hekurave dhe kanaceve. Mesohet se motorri ka ka dalë jashtë rrugë, çka ka sjellë plagosjen e dy bashkëshorëteve.

Ndërsa në Babicë të Vlorës një automjet tip fuoristrade doli nga rruga. Për pasojë është dëmtuar një person i moshuar, i cili ishte pasagjer në makinë. Për shkak të plagëve të marra ai u dërgua në spitalin e Vlorës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

të fundit

Interi rekord të ri në Itali për arkëtimet nga ecuria në Champions

Sipas medieve italiane skuadra e Interit ka arkëtuar deri më tani plot 132 milionë euro. Suksesi në fushë ka qenë…

4 minutes ago

Sterilizimi/ Shtyhet seanca për Ilir Beqajn, ish-ministri i Shëndetësisë shton avokatët mbrojtës

Ish-ministri i Shëndetësisë Beqaj, ka shtuar numrin e avokateve. Përveç Ermal Yzeirit, ai do te mbrohet edhe nga avokati Florian…

17 minutes ago

Shtyhet afati i vlefshmërisë për dokumentet e identitetit që skadojnë deri në 11 maj

Ditën e sotme, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njoftoi sot pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se është miratuar shtyrja…

18 minutes ago

Vota e diasporës/ Jozefina Topalli: KQZ t’i kërkojë llogari DHL-së për zarfet e votimit të emigrantëve të Greqisë, dyshojmë se po kontrollohet nga njerëz të pushtetit

Këtë të mërkurë, drejtuesja politike për Diasporën nga radhët e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, në një deklaratë për mediat, shprehet…

42 minutes ago

FOTOT/ Roja i sigurisë i shkeli fustanin në “Met Gala”, si reagoi Kim Kardashian?

Ylli televiziv, Kim Kardashian, u kap duke qortuar një roje sigurie pasi ai e bëri atë të rrëzohej në mënyrë…

56 minutes ago

Basir Çollaku paraqitet në SPAK, kallëzim për shkelje elektorale katër ditë para zgjedhjeve

Këtë të mërkurë, kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Basir Çollaku, është paraqitur pranë SPAK, vetëm katër ditë…

1 hour ago