Një video mbresëlënëse ështe duke u shpërndarë në rrjet. Në të dallohen brohoritjet e disa fëmijëve në një shkollë, teksa shoku i tyre i klasës, vetëm 6 vjeç, rikthehet në banka për të ndjekur me normalitet orët mësimore.
Vogëlushi nga Ohio sapo kishte përfunduar seancën e fundit të kemioterapisë. John Oliver Zippay, i njohur edhe si JO, prej tre vitesh luftonte kundër leucemisë.
None found
Ai arriti të përfundonte me sukses kemioterapinë vetëm dy ditë pas Krishtlindjeve që lammë pas. Këtë javë vogëlushi u kthye në shkollë.
Ai u duartrokit gjerësisht nga shokët e klasës dhe gjithë shkolla, teksa ecte në korridor, trumfator.
Sipas mësuesve, nxënësit e kanë pasur të vështirë të mësohen me mungesën e shokut të tyre. Kthimi i tij në shkollë, në shëndet të mirë, i ka lumturuar të gjithë.
Edhe pse kaloi rreth tre vite duke bërë kura e kemioterapi, vogëlushi nuk e la kurrë pas dore shkollën, ku shkonte sa herë që kishte mundësi.
Qipro është tronditur nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.Një efektiv policie…
Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT), ka ndëshkuar me gjobë prej 2 milionë lekësh subjektin "Sh.Mulosmani", pasi u konstatua…
Rreth orës 08:00 të mëngjesit, është pranuar një informatë për një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Lajmin e…
Një sondazh i organizuar nga grupi mediatik “Panorama Group” synoi të masë mbështetjen e qytetarëve për emrin që ata do…
Qiproja është tronditur nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.Një efektiv policie…
Astrologia e njohur Meri Shehu, teksa ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, më 29 korrik, bën të ditur parashikimin e…