Operacioni i djeshëm ka bërë shumë bujë në Shqipëri dhe Itali për shkak të aktivitetit shumë aktiv të bandës shqipfolëse të trafikut të drogës.
Prokurori kombëtar i antimafia në Itali, Federico Cafiero De Raho ka dhënë detaje në lidhje me operacionin “Los Blanocs” ku ka theksuar se kriminelët shqiptarë kanë aftësi të mëdha duke u marrë drejtpërdrejt me kartelet e trafikantëve të drogës në Amerikën Latine.
“Ndonjëherë na shtyjnë të mendojmë se organizatat kriminale shqiptare janë të nivelit të dytë. Operacioni Los Blancos demonstron, se kriminelët shqiptarë kanë aftësi të mëdha duke u marrë drejtpërdrejt me kartelet e trafikantëve të drogës në Amerikën Latine, duke siguruar me ta marrëdhënie të qëndrueshme. Hetimet gjithashtu konstatuan ekzistencën e një superstrukture kriminale shqiptare, një lloj ‘kupole’, nga e cila vinin direktivat strategjike”, tha prokurori kombëtar i antimafia, Federico Cafiero De Raho, gjatë një konference shtypi në Gjykatën e Firences, për të ilustruar rezultatet e operacionit të gjerë.
“Ky është një operacion ndërkombëtar, megjithatë shumë i rëndësishëm, i cili ka provuar rolin e trafikantëve shqiptarë të drogës – shpjegoi prokurori kombëtar i Antimafias duke theksuar se sa i fortë është kapaciteti i organizatave kriminale shqiptare, të cilat kanë krijuar marrëdhënie të qëndrueshme me trafikantët e drogës në Amerikën e Jugut ”.
Organizatat kriminale shqiptare, vazhdoi Cafiero de Raho, “veprojnë me një mënyrë të jashtëzakonshme në vende të ndryshme të Evropës, me trafikantët shqiptarë të drogës që veprojnë në mënyrë të përhershme drejtpërdrejt në Amerikën e Jugut dhe Holandë, duke kontrolluar ikjen dhe ardhjen e ngarkesave të kokainës në portet evropiane, veçanërisht në Antëerp dhe Roterdam”.
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…