Franca përkohësisht do të heqë dorë nga zbatimi i moshës 64 vjeç për marrjen e pensionit të plotë në kuadër të reformës së pensioneve e cila ka shkaktuar protesta masive dhe greva në vend, njoftoi kryeministri francez Edouard Philippe.
Në një letër drejtuar përfaqësuesve të sindikatave, Philippe ka theksuar se në Francë do të zbatohet një rend i vetëm i sistemit të pensionimit dhe se do të hiqen prioritetet sipas sektorëve dhe 42 llojet e pensionimit.
None found
Philippe ka thënë se zbatimi i moshës 64 vjeç për marrjen e pensionit nuk do të jetë në fuqi përkohësisht, duke shtuar se në vend të kësaj, në një konferencë që do të organizohet do të diskutohet financimi në kuadër të reformës.
Ai ka njoftuar se vendimet e kësaj konference do të shpalosen në muajin prill dhe se në rast të një marrëveshjeje me sindikatat para muajit prill, pikat e saj do të shtohen në reformën kontroverse.
Ndërkohë, Konfederata Demokratike e Punës (CFDT) e ka përshëndetur këtë hap të qeverisë, duke paralajmëruar se do të vazhdojnë të luftojnë për ndryshimet e nevojshme të reformës.
Nga ana tjetër, Konfederata e Përgjithshme e Punës (CGT) e ka konsideruar si të pamjaftueshme këtë deklaratë dhe ka kërkuar heqjen e plotë të reformës, duke bërë thirrje për protesta në tërë vendin më 16 janar.
Ndryshe, Philippe më herët kishte njoftuar se mosha e pensionimit do të ngelet 62 vjeç, por paga e plotë do të mund të merret nga mosha 64 vjeç, ndërkohë që sistemi i ri nuk do të përfshinte personat e lindur para vitit 1975.
Reforma e pensioneve do të paraqitet në Këshillin e Ministrave më 24 janar dhe në Asamblenë Kombëtare më 17 shkurt.
Në Paris dhe shumë qytete të tjera të Francës dje u organizuan protesta kundër reformës, gjatë të cilave u regjistruan edhe përplasje midis policisë dhe protestuesve.
Tashmë 38 ditë në Francë po vazhdojnë grevat e nisura kundër reformës së pensionimit të qeverisë së presidentit Emmanuel Macron, që kanë paralizuar shërbimet shëndetësore dhe transportin.
Sipas një ankete të fundit, 75 për qind e francezëve duan tërheqjen ose ndryshimin e reformës./ (Anadolu Agency)
“Donald Trump, kërcënim për Amerikën!”. Kështu deklaronte në qershor të vitit 2019 kryeministri Edi Rama, ndërsa sot del blof me…
Shqiptarë protestojnë prej 31 ditësh kundër kryeministrit Edi Rama. Kjo protestë i ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët. Të rinj…
Mbrëmja e së hënës në Principatën e Monakos u trondit nga një shpërthim i fortë, që la të plagosur tre…
Një ngjarje e pazakontë u raportua në hapësirën ajrore të Nju Jorkut, ku një avion i JetBlue që po përgatitej…
Bashkëkryetari i VLEN-it Izet Mexhiti në emisionin Click Plus duke folur për projektet të cilët gjatë 24 muajve në Qeveri…
Sot do të mbahet protesta e 31 kundër qeverisë, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi,…