Duket se pavarësisht masave dhe gjobave, shqiptarët nuk heqin dorë nga kafet.
Kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme në Pogradec një pronar ka hapur lokalin e tij në kundërshtim me rregullat.
A. B., 35 vjeç hapi lokalin e tij në kundërshtim me Aktin Normativ dhe e vuri në dispozicion për të ushtruar aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit, procedohet penalisht dhe administrativisht pronari i lokalit.
Procedohen penalisht dhe administrativisht edhe 4 shtetas, E.K., 34 vjeç, F. B., 34 vjeç, S. B., 27 vjeç dhe V. K., 23 vjeç, banues në Pogradec, pasi janë kapur në orarin e ndalimit të lëvizjes.
Policia ka sekuestruar edhe një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.
Bazuar në Aktin normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, neni 3, pika 7 dhe 17, pronari i lokalit u ndëshkua me masë administrative në vlerën 1 milion lekë, ndërsa 4 të tjerët në vlerën 10.000 lekë të reja.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, kryer në bashkëpunim”.
Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë policore kundër demonstruesve, arrestime dhe akuza…
Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme pranë fshatit Dhoksat teksa po udhëtonte në drejtim të Gjirokastrës. Mjeti…
Çfarë do të thotë të lindësh, të rritesh dhe të jetosh nën një regjim komunist? Këtë e shpjegon Ermal Meta,…
Një stuhi e papritur dhe e fuqishme me erë dhe breshër goditi bregdetin e Romagnës para agimit, duke filluar në…
Një zjarr është regjistruar mesditën e sotme në qendër të Elbasanit. Mësohet se zjarri ka rënë një një ndërtesë të…
Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave…