Lëvizja Socialiste për Integrim dënon sulmet ndaj ambasadës malazeze në Beograd nga huliganë serbë.
Sipas LSI, ngjarja kërkon hetim të plotë dhe ndëshkim fajtorëve pasi përfaqësitë diplomatike janë të paprekshme dhe këto vepra dëmtojnë bashkëpunimin mes shteteve që shkon kundër objektivave për integrimin në BE.
Më herët sulmet u dënuan ashpër edhe nga Partia Demokratike.
Deklarata e plotë e LSI:
Lëvizja Socialiste për Integrim dënon me forcë sulmin ndaj ambasadës së Republikës së Malit të Zi në Beograd.
Në zbatim të detyrimeve ndërkombëtare për paprekshmërinë e përfaqësive diplomatike, kjo ngjarje kërkon hetim të plotë dhe ndëshkim të fajtorëve.
Ne vlerësojmë se ngjarje të tilla dëmtojnë marrëdhëniet e bashkëpunimit mes shteteve, si dhe shkojnë kundër frymës të fqinjësisë së mirë dhe të integrimit mes dy vendeve që kanë objektiva të përbashkëta për Integrimin në Bashkimin Evropian
Integrimi i vendeve të rajonit tonë mes tyre dhe me Bashkimin Evropian do të ndodhë pasi secili vend të ketë garantuar standartet e maturisë politike, paqes, të sigurisë, të bashkëpunimit mbi vlera të përbashkëta të Evropës së Bashkuar.
DASHI Yjet do ua bejne me te bukur jeten ne cift sot. Partneri do jete i gatshem te beje gjithcka…
Ish deputeti Selami Jenishehri, ka ndërtura një skemë, se si Shqipëria mund të mposhtë ekipin serb, por thotë se Armand…
Kombëtarja shqiptare ka kryer ditën e sotme stërvitjen në “Shtëpinë e Futbollit” në prag të përballjes me Serbinë ditën e…
Flamur Noka thotë se zgjedhjet në Shqipëri ishin më keq se në Serbi dhe për këtë arsye nuk do të…
Masazhi i Esterit për Anduelin është shndërruar sërish në temë debati dhe akuzash mes fermerëve edhe në spektaklin e mbrëmjes…
Alvaro Morata festoi para pak kohësh titullin kampion në Turqi me fanellën e Galatasaray. Sulmuesi i Kombëtares spanjolle do të…