Categories: Uncategorized

LSDM-BDI: Parimisht kemi arritur marrëveshje për qeverinë

Ashtu si ditëve të kaluara, pa shpalosur më shumë detaje, dy partitë konfirmojnë se po vazhdojnë takimet konstruktive të punës në nivelin e sekretarëve të përgjithshëm për të siguruar një qeveri të qëndrueshme me mandat 4 vjeçar.

Përmes një komunikate të përbashkët thonë se shpërndarja e përgjegjësive sipas departamenteve në koalicionin e ardhshëm është duke u zhvilluar dhe se ky është një proces në të cilin është bërë përparim i mirë dhe është arritur marrëveshje parimisht.

Përsërisin se do të propozojnë drejtues të përshtatshëm të institucioneve që do të zbatojnë programin në mënyrë të suksesshme. Ndërsa paralelisht palët po punojnë në harmonizimin e programit të qeverisë së ardhshme, e cila sipas tyre, do të fokusohet në ekonominë, drejtësinë, barazinë dhe integrimin.

Ndonëse socialdemokratët dhe integristët tashmë i kanë vendosur parimet e koalicionit, nuk tregojnë në çfarë drejtimi janë negociatat për atë se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm, nëse dhe si do ta ndajnë mes vete këtë post.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev të enjten mori mandatin për formim të Qeverisë dhe shumicës parlamentare. Nëse nuk arrin që ta bëjë këtë brenda afatit 20 ditësh, mandati do t’i kalojë liderit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski. /Alasat/

të fundit

Horoskopi 20 Maj 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Dita për ju nuk do të ketë shumë surpriza. Përqendrohuni në rutinën e përditshme. Ndihmoni prindërit në punët e…

3 hours ago

Telefonata Trump-Putin, reagon Zelensky: Rusia nuk di çfarë dëshiron, ne i kemi bërë të qarta parimet tona të marrëveshjes

Pas një telefonate dy-orëshe me Presidentin rus Vladimir Putin, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se “Rusia dhe Ukraina do…

3 hours ago

Rakipi-Balliut: Sa mirë bëri doktori që të futi në listë, vetëm ti del dhe flet sot, të tjerët janë fshehur, nuk hapin telefonat

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku…

3 hours ago

Si te pastroni veshkat tuaja me majdanoz dhe limon

A keni probleme me urinimin e keq? Inflamacion? Djegie gjatë urinimit? A urinoni shpesh gjatë pauzave? A keni gurë në…

3 hours ago

Xheneta nxjerr sekretin e romancës Jozi-Loredana

Para pak ditësh, modelja e njohur njëherazi ish-banorja e “BBVA4”, Loredana Brati organizoi një festë të madhe për ditëlindjen e…

4 hours ago

Kandidatët e PS ankimuan në KQZ rezultatet, Rama: Jemi ende një skuadër, të mos i hyhet asaj rruge

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh kandidatëve të PS që kanë ankimuar në KQZ rezultatet. Në mesazhin e…

4 hours ago