Categories: Uncategorized

Lojtarët e La Ligas refuzojnë të zbresin në fushë dhe japin një ultimatum

Lojtarët e kampionatit spanjoll, janë kundër rikthimit në fushë, deri në një moment kur Qeveria të japë dritën jeshile se gjithçka i është kthyer normalitetit.

Kjo është njoftuar nga Shoqata Spanjolle e Futbollistëve Spanjollë (AFE), ku thuhet se pas një takimi me të gjithë kapitenët e klubeve të La Ligës, është thënë se asnjë skuadër nuk është gati të rikthehet në fushë. Kjo për shkak të situatës e cila ende është shumë keq dhe lojtarët duan që fjala e tyre të dëgjohet, duke thënë se do nisin stërvitjen vetëm në momentin që gjithçka të ketë kaluar dhe shqetësimet e futbollistëve do të shkojnë deri te Ministria e Shëndetësisë.

Të lidhura

None found

Kohët e fundit situata e Koronavirusit po shkon drejt përmirësimit dhe në shumë vende kanë filluar të mendojnë për rifillimin e kampionateve, diçka që pritet të nisë shumë shpejt, sigurisht pa praninë e tifozëve. “Shëndeti ka qenë tema kryesore e debatit dhe këtu bien të gjithë dakord. Lojtarët dëshirojnë dhe do të rikthehen në fushë vetëm kur Ministria e Shëndetësisë të japë OK përfundimtar për t’ju rikthyer normalitetit.

Shëndeti është kryesori. Shqetësimet tona do të shkojnë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në Këshillin Kombëtar të Sportit , pasi futbollistët kërkojnë që fjala e tyre të dëgjohet në çdo kohë. Për sa i përket seancave stërvitore, ata ende nuk do të rifillojnë nëse është e nevojshme.”, shkruhet në deklaratën e AFE.

të fundit

Barcelona në pritje të përgjigjes për Rodrin para derbit me Atletico Madridin

Barcelona ka mposhtur Aston Villan me rezultat 3-0 në raundin e katërt të Ligës së Kampionëve, por fitorja është shoqëruar…

4 minutes ago

Drita pret sot Prishtinën në takimin e prapambetur të xhiros së dytë

Drita dhe Prishtina do të luajnë sot (e mërkurë) mes vete në ndeshjen e mbetur të vlefshme për xhiron e…

16 minutes ago

Sekuestrohen 37 kilogramë heroinë në operacion kundër një grupi kriminal ndërkombëtar, pesë të arrestuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla ka bërë të ditur se është goditur një grup kriminal ndërkombëtar dhe kjo…

17 minutes ago

Nëntë sfida sonte në Ligën e Kampionëve, Real Madridi dhe Liverpooli kërkojnë të ruajnë ecurinë perfekte

Liga e Kampionëve vazhdon sonte (e mërkurë) me nëntë ndeshje të xhiros së katërt të fazës së ligës, ku në…

21 minutes ago

Rama-Veliaj conflict / BIRN: Executive power used for political pressure! Calls for an independent SPAK investigation

Me transferimin e beftë të Erion Veliajt në burgun e Fierit, një konflikt mes tij dhe kryeministrit Edi Rama doli…

26 minutes ago

US elections: Democrat Adam Hamilton ends 94-year Republican dominance in Kansas and secures a Senate seat

Një rezultat historik është regjistruar në shtetin e Kansasit, ku demokrati Adam Hamilton ka mposhtur senatorin republikan Roger Marshall, duke…

26 minutes ago