Categories: Uncategorized

Llogari bankare dhe disa automjete, dalin detaje nga aksioni ndaj mafiozit italian që u kap në Durrës

SPAK ka nxjerrë në dritë detaje të reja në lidhje me sekuestrimin e pasurive të Giovanni Di Cosimo, një shtetas italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane të drejtësisë, tashmë i arrestuar.

Hetimet për këtë çështje u zhvilluan në kuadër të bashkëpunimit mes SPAK dhe Antimafias italiane. Giovanni Di Cosimo është kapur një vit më parë në qytetin e Durrësit dhe konsiderohet si kreu i një klani mafioz në Bari.

Të lidhura

None found

Njoftimi i plotë

Në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, është në hetim procedimi penal Nr.94 i vitit 2019 (Skuadër e përbashkët hetimore me autoritetet italiane të drejtësisë) për veprat penale të “Trafikimit të narkotikeve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarise kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 287 dhe 333/a të Kodit Penal. Gjatë hetimeve është bërë e mundur të identifikohet dhe te arrestohet shtetasi italian Giovanni Di Cosimo, person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane të drejtësisë. Gjithashtu ka rezultuar se shtetasi shqiptar Bledar Seferi (alias Hakorja), ka pasur lidhje me shtetasin Giovanni Di Cosimo dhe pjestarë të tjerë të grupit kriminal në Itali e Shqiperi dhe është i përfshirë në aktivitet kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në kuadër të këtij procedimi penal nga Prokuroria e Posaçme janë bërë verifikime pasurore, për shtetasin Bledar Seferi (alias Hakorja), si dhe për familjarët e tij, bazuar në ligjin Nr.10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”( i ndryshuar).

Në përfundim të hetimeve pasurore janë konstatuar pasuri të pajustifikuara, për të cilat është kërkuar sekuestrimi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila me vendimin Nr.03 datë 07.02.2020, ka vendosur sekuestrimin e pasurive të mëposhtme :

Një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, Durrës. Asetet, aksionet/kuotat dhe pasuritë e subjektit “REY PLASTICA” sh.p.k. me NIPT L71325502Q, me status aktiv.

Pasuria e llojit Arë+Truall me sipërfaqe 5954 m², nga kjo sipërfaqe ndërtesë 3070 m², ndodhur në Durrës. Në këtë pasuri ushtron aktivitetin subjekti “REY PLASTICA” sh.p.k.

Pasuria e llojit ullishtë me sipërfaqe 6550 m², ndodhur në Tiranë.

Automjetet e markës “Fiat”, modeli 500, viti prodhimit 2008 dhe markës “Land Rover”, modeli RANGE ROVER, viti prodhimit 2014;

Automjet i markës “AUDI”, modeli A2, viti prodhimit 2001;

Automjet i markës “Fiat”, modeli 500L, viti prodhimit 2014;

Automjet i markës “Mercedes Benz”, modeli B180 CDI, viti prodhimit 2012;

Llogari bankare në shumën 3.103.244 lek.

Llogari bankare në shumën 21.022 euro.

Vendimi i gjykatës është ekzekutuar me datë 11.02.2020 nga strukturat e policisë gjyqësore dhe pasuritë e sekuestruara janë marrë në administrim nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, deri në përfundimin e procesit gjyqësor për konfiskimin e tyre.

të fundit

SHBA-Bosnje e Hercegovinë në Kaliforni, publikohen formacionet zyrtare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bosnje e Hercegovina do të përballen sonte në kuadër të 1/16 së finales së…

34 minutes ago

VIDEO/ Belgjika përmbys Senegalin në minutën e 125-të dhe siguron biletën për në 1/8 e finales

Përfaqësuesja e Belgjikës është kualifikuar në 1/8 e finales të Kupës së Botës, pasi mposhti Senegalin me rezultat 3:2 pas…

52 minutes ago

Tensione te Belgjika, Trossard dhe Tielemans përplasen gjatë sfidës

Leandro Trossard u përfshi në një përplasje të ashpër me bashkëlojtarin e tij gjatë ndeshjes së Belgjikës ndaj Senegalit në…

2 hours ago

Berisha renews the PD leadership, leaving out some of the figures who supported him in the Re-establishment

Sali Berisha ka vendosur të mos rikandidojë më shumë se gjysmën e 17 anëtarëve të zgjedhur që kanë qenë pjesë…

2 hours ago

The 32nd protest ends, citizens demand Rama’s departure: Albania calls for revolution

Është mbyllur protesta e 32-të masive e qytetarëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë…

2 hours ago

Dissatisfaction in the vote for the head of the Democratic Party’s National Council, members react with notes on the ballot papers

Gjatë votimit të zhvilluar sot për zgjedhjen e kreut të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, mes anëtarëve demokratë është vënë…

2 hours ago