SpaceX, kompania e Elon Musk pritet që të hyjë në histori të mërkurën e 27 majit. Kompania e teknologjisë së kërkimit hapësinor nis sot misionin e parë me njerëz në bord.
Në bordin e raketës Falcon 9 do të jenë dy astronautë të NASA-s, Koloneli i Marinsave në pension Doug Hurley dhe Koloneli i Forcave Ajrore Bob Behnken, ndërsa ky mision i jep fund një pauze nëntë vjeçare të agjencisë amerikane hapësinore.
None found
Bëhet fjalë për një fluturim test që quhet Demo-2, dhe pritet që të ngrihet toka amerikane për të orbitë rreth orës 4:33 të pasdites me orën lokale, (22:33 sipas kohës së Evropës Qendrore), që nga Qendra Hapësinore e NASA-s në Florida.
Për ata që janë kuriozë për të parë ngritjen e raketës nga toka, mund ta shihni ‘live’ në Space.com ose direkt nga uebsajti i vetë agjencisë hapësinore.
Po ashtu mund ta ndiqni ‘live’ në kanalin e NASA-s në YouTube.
Presidenti Donald Trump dhe Zëvendës Presidenti Mike Pence kanë në plan të shkojnë në Cape Canaveral për të parë nisjen.
Lëshimi i anijes do të varet nga moti. Parashikuesit thanë se ekziston 40 për qind mundësi që misioni të shtyhet për shkak të stuhive në Florida. Nëse kjo ndodh, një mundësi e dytë për lëshimin e ‘Falcon 9’ do të ishte pasditja e së shtunës.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e largimit të tij nga politika, duke deklaruar se një…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka vendosur që procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës dhe Monika…
Këtë të enjte, pedagogët kanë nisur të mblidhen përpara Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës, në mbështetje të studentëve,…
Ditën e sotme, seanca e sotme parlamentare dominoi nga tensione deri në përleshje dhe përplasje fizike mes deputetëve të PS…
Përmes një deklarate publike, kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez, ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje…
Nga LSDM thonë se po paralajmërohet një valë e re rritjesh çmimesh dhe një goditje e re për buxhetet familjare…