Categories: Uncategorized

Lista të hapura? Ku qëndron “thembra e Akilit” në debatin që zien prej kohësh

Kryetema e ditës së sotme ka qenë padyshim deklarata e Ramës se pranonte listat e hapura duke realizuar kështu kërkesën e opozitës së re, me në krye Murrizin.

Por çfarë nënkuptojnë listat e hapura?

E thënë në mënyrë të thjeshtë, me modelin proporcional me lista të hapura, votuesi ka mundësi të shënojë një ose më shumë kandidatë që preferojnë në listën për deputetë që ka secila nga partitë.

Pas numërimit të votave të partive dhe ndarjes së mandateve në bazë të rezultatit, vazhdohet me numërimin e votave të kandidatëve.

Nëse një subjekt politik siguron 3 mandate, deputetë bëhen ata kandidatë që janë votuar më shumë nga populli pavarësisht renditjes që kanë pasur në listat e firmosura nga kryetarët e partive të tyre.

Qytetarët nuk do të jenë të detyruar të votojnë vetëm për partitë, por do t’u mundësohet që të zgjedhin edhe brenda një force politike atë që mund t’i përfaqësojë më mirë.

Sipas opozitës, ky ndryshim do të ndikojë pozitisht pasi kandidati nuk do të varet vetëm nga Partia.

Por duke qënë se kandidatët do të votohen individualisht, sigurisht që kjo do të shkaktojë edhe fërkime dhe debate brenda për brenda duke sjellë përcarje brenda partisë.

të fundit

Kryepeshkop Joani uron besimtarët për Krishtlindje: Festa vjen si rreze shprese, ngushëllimi e paqeje, sot më shumë se kurrë kemi nevojë për dritën e Krishtit

Këtë të mërkurë, Kryepeshkop Joani, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët me rastin e Festës së Krishtlindjes.…

5 minutes ago

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

Në spektaklin e sotëm të “Big Brother VIP Albania 5”, një moment i papritur ka shokuar dhe prekur publikun, duke…

33 minutes ago

Dyshohet se vranë 20-vjeçarin Pavlin Preka, Gjykata e Shkodrës cakton masat e sigurisë për dy autorët e dyshuar

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Vasel Koçekun 43-vjeç dhe…

34 minutes ago

“Farë e fëlliqur”, Fjolla Morina shpërthen ndaj banorëve në BBVK

Banorja e Big Brother VIP 5, Fjolla Morina, u bë sërish protagonistja e një momenti emocional dhe të tensionuar brenda…

57 minutes ago

Berisha publikon videon: Ergys Agasi udhëtonte me makinën e tij private në eskortën e Ramës dhe e shoqëronte Policia e Shtetit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video, ku pretendon se Ergys Agasi udhëton së bashkë me eskortën…

1 hour ago

Historia e errët e banores së re të “Big Brother VIP 5”, vr*sja e të fejuarit

Juela Nikollaj, është banorja më e re e "Big Brother VIP 5". Ajo ka lindur në Laç dhe është rritur…

1 hour ago