Categories: Uncategorized

Lihet në burg Sebastjan Mali, detaji që e nxorri zbuluar në atentatin ndaj Billës

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Sebastjan Mali, të dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës në 11 qershor të këtij viti.

Mali dyshohet se ka ndjekur me makinë viktimën duke ndihmuar autorët për t’i zënë pritë në zonën e Komunës së Parisit.

Ai u zbulua për shkak të makinave që kishte marrë me qira bashkë me dajën e tij Viktor Marku, i dyshuar si autor i ekzekutimit.

Ky i fundit është vëllai i Prel Markut, i cili ishte vrarë nga Billa në vitin 2006 në kryeqytetin britanik.

Autorët dyshohet se kanë përdorur si karrem të dashurën e Billës Adjola Lakran, e cila më parë kishte qenë e lidhur me Malin.

Ai i kishte lënë takim viktimës në zonën e Komunës së Parisit, ndërkohë që para gjykatës ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të planit të ekzekutorëve për eliminimin e tij.

Për këtë ngjarje është arrestuar edhe Gjekson Pusi, shoku i ngushtë i Viktor Markut, i dyshuar se ka ndihmuar autorin të largohet me makinë pasi dogji automjetin me të cilin kreu krimin në Pezë.

Hekuran Billa ishte dënuar nga autoritetet angleze me burgim të përjetshëm, por u lirua nga ky dënim nga drejtësia shqiptare.

të fundit

Balluku e pandehur nga SPAK për tendera miliona euroshe, 300 apartamente dhe 2 jahte, opozita sot protestë para Kryeministrisë

Këtë të hënë, opozita do të mbajë protestën kombëtare, duke e konsideruar si një reagim ndaj korrupsionit qeveritar që ka…

16 minutes ago

Ikja e të rinjve, 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45-vjeç

Mosha e 2,2 milionë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, është mjaft e re sipas të dhënave nga Ces Hub i…

23 minutes ago

Ankimohet sërish në KPP/ Tenderi i fiskalizimit 7.7 mln euro kthehet sërish në Komisionin e Prokurimit Publik

Tenderi për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizmit për llogari të Drejtorisë së Përgjithshe të Tatimeve, me autoritet kontraktor Agjencinë Kombëtare…

31 minutes ago

Egli Tako këshillon banorët e “Big Brother VIP”: Dashuria aty funksionon, vetëm kujdes me…

Egli Tako, një nga protagonistet e sezonit të kaluar të “Big Brother VIP 4”, është rikthyer në vëmendje me disa…

39 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.8 lekë, në shitje me 82.7 lekë. Euro, do…

43 minutes ago

Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën sotme, 22 Dhjetor 2025

Këtë të hënë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira kalimtare.…

55 minutes ago