Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka njoftuar se LDK-ja do të iniciojë mocion mosbesimi për qeverinë Kurti.
Ai tha se këtë e kanë diskutuar në Kryesi dhe se kanë vendosur që LDK-ja të iniciojë mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, sepse nuk dëshirojnë të jenë pjesë e një qeverisje të tillë.
Mirëpo, Mustafa mohoi se ka bashkëpunuar me presidentin Hashim Thaçi për propozimin e shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme.
“Sa i përket Thaçit s’kemi pasë asnjë marrëveshje me të. Thaçi më është lajmëruar dje pas postimit në Facebook lidhur me nevojën e bashkëpunimit të institucioneve me bindjen e tij se e kam kritikuar se s’po merr masa. Unë i thashë se është një opinion i imi, i një kryetarit të partisë se kemi përgjegjësi politike dhe unë them se ju të bashkëpunoni njëri me tjetrin”.
“Ne s’kemi kërkuar në mënyrë eksplicite që të shpallet Gjendja e Jashtëzakonshme si subjekt politik, përveç mendimit tim që e kam dhënë se është një opsion që të përmbyllet kjo situatë”.
Sot, më 15 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Monedha Euro, blihet me…
Këtë të shtunë vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime…
Pas rreth tre orësh bisedimesh me dyer të mbyllura, presidentët Donald Trump dhe Vladimir Putin dolën para mediave në Anchorage,…
Dashi Drita jeshile do ndizet gjate kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift do jete akoma me harmonike se me pare.…
Forca e Sigurisë së Kosovës është furnizuar me autoblinda që janë blerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bën të…
Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, në këto momente ndodhen në një…