Lazio po punon fort për të veshur bardhekaltër Vedat Muriqin dhe transferimi i tij në kryeqytetin italian është bërë një fakt i kryer në mediat përtej Adriatikut.
Megjithatë zyrtarizimi po zvarritet dita-ditës, pasi Fenerbahçe nuk dëshiron të heqë dorë nga shtatlarti shqiptar pa mbushur mirë arkat e saj.
Për herë të parë flet hapur mbi këtë çështje edhe vetë sulmuesi dardan. Në një prononcim për “Beyzar TV”, Muriqi shprehet se kalimi te Lazio është një hap i rëndësishëm për të në karrierë, por nga ana tjetër kërkon të ndahet miqësisht me skuadrën që e ka përzemër, Fenerbahçen.
Sidoqoftë tejzgjatja e negociatave duket se e ka lodhur dhe futbollisti shqiptar kërkon të mbyllet sa më shpejt.
“Fenerbahçe ka një vend shumë të veçantë tek unë. Unë dua të largohem nga këtu me një lamtumirë elegante, duke u përqafuar dhe puthur. Kurrë nuk kam qenë i përfshirë në proceset e negociatave në përputhje me interesat e klubit. Lazio, i cili do të luajë në Serie A dhe Champions League, është një hap i rëndësishëm për të ardhmen time.
Sidoqoftë, kjo zgjatje e procesit filloi të më dëmtojë shumë. Filloi të më konsumojë. Do të jetë mirë për mua të përfundoj këtë proces sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Vedat Muriqi.
Tenderi me fond limit 6.2 milionë euro për mirëmbajtjen e pajisjeve të sigurisë në burgje, i shpallur nga AKSHI në…
Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka raportuar mbi ecurinë e hetimeve të nisura për parregullsitë në procesin zgjedhor të 11…
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 25 qershor me parashtrimet në çështjen e vetingut të…
Në kuadër të operacionit “Koordinata”, sërish janë asgjësuar me mijëra bijë kanabisi në Shkodër, por ajo që vihet re është…
Nga; Klodiana Lala Eduart Koboçi, 27-vjeçar nga Kukësi me kontaktoi përmes telefonit. “Dua të takoj. Do t’iu rrëfej një histori…
Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi dyshohet se me automjetin që drejtonte ka përplasur një të moshuar,…