Categories: Uncategorized

Largimi i Lleshajt dhe Shahinit, Balla tregon detajet pas mbledhjes

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ka folur për mediat pas mbledhjes së PS, ku bëri me dije se deri më 25 prill PS do të ketë takime të përjavshme.

“Takimet e përjavshme do të vazhdojnë deri më 25 prill. I dorëzuam kryeministrit një përmbledhje të vlerësimeve që burojnë nga qytetarët. Diskutuam për krijimin e një kanali virtual me anëtarësinë e partisë. Kanali virtual do i dedikohet performancës së çdo ministri dhe deputeti.

Të lidhura

None found

Ndryshimet kushtetuese kanë bërë të mundur që të gjithë ata që do votojnë, se nuk besoj të kemi më thirrje për të mos marrë pjesë në zgjedhje, populli të votojë dhe të zgjedhë drejtimin e duhur. Ky do jetë dhe objektivi jonë.

Që në kongresin e shkurtit dhe marsit kemi bërë ndryshime statutore të rëndësishme që njëhsojnë qasjen për ligjin e dekriminalizimit”, tha Balla.

I pyetur për qarqet me probleme, Balla tha se: kudo do jetë raportim i përjavshëm, takimi i sotëm ishte për marrëdhëniet me qytetarët, performancës së deputetëve dhe ministrave.

Ndërsa për zhvendosjen e Lleshaj nga Lezha tha se: PS ka përzgjedhur dhe ka bërë ndryshime në drejtimin e qarqeve, gjithë uji që zien kazani, nuk ka të bëjë më performacën e Lleshaj, ai është një ministër shumë i mirë. Atje do marrim 4 mandate.

Ndërsa i pyetur për ministren Shahini, ai tha vetëm: Dua të them se PS ka bërë reformën më të thellë në arsimim, mësuesit janë më të qetë se kurrë. Çdo mësues që rekrutohet bëhet sipas meritës.

Ndërkohë i pyetur për një datë për asamblenë e ardhshme ai tha: Do të mblidhet dhe kemi diskutuar dhe për mënyrën e organizimit të saj në kushte pandemie, po krah saj startojmë nesër dhe oirganizmin e rinisë, me fresh voice , kushdo i ri që do të bashkohet i mirëpritur.

të fundit

Prattipati në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Amerika mbështet Kosovën

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, tha sonte në një ngjarje për nder të 250-vjetorit…

4 seconds ago

Supremja e SHBA-së vendos në favor të shteteve për ndalimin e grave transgjinore në sportet e vajzave dhe grave

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur që shtetet kanë të drejtë të ndalojnë gratë transgjinore të marrin pjesë…

3 minutes ago

Protestuesit nisin marshimin pas më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, organizatorët thërrasin tubim nesër në 10:00 para SPAK

Pas mbi 3 orësh në shesin para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, itinerar ky që ndiqet…

5 minutes ago

Meksika dhe pengesa e “ndeshjes së katërt”: “El Tri” sfidon të shkuarën në Kupën e Botës 2026 me Javier Aguirre

Meksika hyn në një tjetër sfidë vendimtare në Kupën e Botës 2026, me presionin historik që rëndon mbi “El Tri”,…

9 minutes ago

Publikohen formacionet zyrtare për përballjen Francë – Suedi në Botërorin 2026

Kombëtarja e Francës do të përballet me atë të Suedisë me fillim nga ora 23:00 në kuadër të fazës së…

9 minutes ago

Përplasje dhe thirrje për qetësi në protestën e mbrëmjes së sotme

Tensione mes protestuesve janë shënuar mbrëmjen e sotme, ku vijon qëndresa e tyre prej 31 ditësh [...]Read More...

9 minutes ago